Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e SHGM dhe të organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe mediave

6 Qershor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti përfaqësuesit e Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, si edhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe mediave.

Në këtë takim u bisedua mbi çështjet lidhur me lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e mediave në vendin tonë.

Përfaqësuesit e organizatave të gazetarëve dhe mediave e informuan Presidentin Pendarovski për punën e tyre në fushën e sigurisë së gazetarëve. Thanë se presin, nëpërmjet takimeve që do t’i mbajnë këto ditë me shoqatat e gazetarëve dhe me trupat dhe institucionet kompetente do ta njohin më mirë gjendjen e mediave në vend dhe do të përforcohet bashkëpunimi i tyre i ndërsjellë.

Presidenti Pendarovski e theksoi rolin e mediave në ndërtimin e shoqërisë së lirë dhe demokratike dhe shprehu kënaqësi mbi interesin për vizitim të vendit tonë nga organizatat ndërkombëtare të gazetarëve dhe mediave të cilat mund t’i ndihmojnë përfaqësuesit e mediave në vendin tonë në realizimin e të drejtave të tyre.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit