Pendarovski priti në takim ambasadorin italian, Karlo Romeo

18 Qershor 2019 | Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë  së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e priti ambasadorin italian Karlo Romeo, Ambasador i Republikës Italiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takimin, është biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, me ç’rast është shprehur kënaqësia nga zhvillimi i vazhdueshëm i bashkëpunimit mes të dy shteteve, në të gjitha fushat nga interesi i ndërsjellë. Në këtë kontekst është riafirmuar interesi për intensifikim shtesë të marrëdhënieve ekonomike dhe këmbim tregtar, si dhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, arsimit, kulturës dhe turizmit.

Presidenti Pendarovski ka potencuar se Maqedonia e Veriut  lartë e vlerëson konstruktivitetin, mbështetjen e qartë dhe pa rezervë nga Republika e  Italisë në rrugën tonë drejtë anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, duke shprehur pritjen dhe se Parlamenti italian së shpejti do ta ratifikojë Protokollin për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut  në NATO.

Ambasadori italian Romeo e ka uruar presidentin Pendarovski për marrjen e postit dhe i ka uruar sukses në ushtrimin e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për avancim të mëtutjeshëm dhe përforcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....