Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Estonisë dhe të Etiopisë

27 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Republikës së Estonisë dhe të Republikës Federale Demokratike të Etiopisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale nga Raul Tomasi, ambasadori i ri i emëruar i Republikës së Estonisë, me seli në Budapest, Presidenti Pendarovski theksoi se të dy shtetet i lidh një miqësi e sinqertë afatgjatë, duke theksuar se thelbi i marrëdhënieve në vizionin e përbashkët për Evropën e lirë dhe me prosperitet, të ndërtuar mbi parimet e demokracisë, paqes dhe sundimit të së drejtës.

“Në këtë kontekst, më lejoni të shpreh mirënjohjen time të thellë për mbështetjen e sinqertë dhe të dukshme nga Republika e Estonisë për realizimin e qëllimeve tona strategjike – anëtarësim në NATO dhe BE. Sot, jemi aleatë në aleancën ushtarake më të rëndësishme në historinë e Evropës – Aleancën e NATO-s, kurse para pak kohe Republika e Maqedonisë së Veriut bëri një hap që mundësoi fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Si shtet anëtar i Bashkimit, përvojat dhe mbështetja juaj në kuadër të procesit të negociatave do të kenë një rëndësi të veçantë për ne. Si rrjedhim, dëshiroj të theksoj pritjen time se me fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, do të vazhdojmë ta konkretizojmë bashkëpunimin në fushën e integrimeve evropiane”, tha Presidenti Pendarovski.

Ambasadori Tomas e theksoi përgatitjen e vet për përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dinamik bilateral dhe për gjetjen e mundësive të reja për bashkëpunim.

“Hapja e negociatave për anëtarësim në BE ishte një hap i rëndësishëm përpara për vendin Tuaj. Estonia e mbështet dhe do ta mbështesë fuqishëm rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të ndajmë përvojat tona të integrimit evropian. Estonia është shumë mirënjohëse për vendimin e vendit Tuaj për të përmbushur plotësisht Politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke përfshirë sanksionet e BE-së kundër Rusisë”, tha ambasadori Tomas.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale nga Demitu Hamvisa Bonsa, ambasadorja e re e emëruar e Republikës Federative Demokratike të Etiopisë, me seli në Romë, Presidenti Pendarovski theksoi interesin dhe përgatitjen e Maqedonisë së Veriut për përparimin e mëtejshëm të përgjithshëm dhe zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Etiopinë në të gjitha domenet e interesit të përbashkët, në planin bilateral ashtu edhe në atë multilateral.

“Edhe përkrah largësisë gjeografike të dy vendeve tona mike dhe përkatësisë në rajone të ndryshme, jam i bindur se ekziston një dëshirë dhe potencial i përbashkët për të zhvilluar dhe për të përmirësuar marrëdhëniet e ndërsjella për të mirën e popujve tanë”, tha Presidenti Pendarovski.

Ambasadorja Bonsa vlerësoi se Etiopia dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie miqësore dhe se të dy vendet shkëmbejnë qëndrime të përbashkëta dhe kanë mirëkuptim të ndërsjellë për aspekte shumëdimensional.

“Qeveria e Etiopisë dëshiron të punojë me Qeverinë Tuaj që t’i përforcojë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe t’i thellojë mandej marrëdhëniet në fushën e tregtisë, investimeve dhe turizmit”, tha ambasadorja Bonsa.

Presidenti Pendarovski ambasadorëve të sapoemëruar të Estonisë dhe të Etiopisë u dëshiroi sukses në zbatimin e funksionit të përgjegjshëm diplomatik.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....