Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

22 Mars 2024 | Kumtesat

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht një trend pozitiv dhe në rritje.

Në këtë takim u theksua edhe rëndësia që dy shtetet fqinje, aleate në Aleancën e NATO-s, kanë vizion identik për integrimin në Bashkimin Evropian dhe në atë kontekst u theksua nevoja për përparim në procesin integrues.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për angazhimin shumëvjeçar diplomatik ambasadorin Reka, i cili misionin e vet në vend e kryen nga korriku u vitit 2015 dhe i uroi sukses të mëtejshëm në planin personal dhe profesional.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....