Fjalimi i Presidentit Pendarovski në Këshillin e sivjetshëm të ambasadorëve

28 Dhjetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot nëpërmjet videolidhjes mbajti fjalim para ambasadorëve dhe shefave të përfaqësive diplomatike-konsullore në Republikën e Maqedonisë së Veriut jashtë shtetit, në suazat e Këshillit të sivjetshëm të ambasadorëve, i cili organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet dha një pasqyrë të shkurtër mbi gjendjet në planin e brendshëm politik këtë vit, duke theksuar sfidat ekonomike dhe krizën energjetike, si dhe luftën kundër korrupsionit.

Në kontekst të aspekteve të jashtme politike, Presidenti foli për fillimin e negociatave me BE-në, përpjekjet për kthimin e besimit në procesin e eurointegrimit dhe zmadhimin e mbështetjes për anëtarësim në Bashkim, si dhe mbi hapat e mëtejshëm në negociata.

Presidenti foli edhe për luftën në Ukrainë dhe situatën në rajon nga aspekti i sigurisë ku theksoi pozicionimin e Maqedonisë së Veriut në rajonin më të gjerë dhe fokusin e përforcuar të Bashkimit Evropian ndaj rajonit. Presidenti foli edhe mbi kryesimin maqedonas me OSBE-në, si dhe nevojën për përforcim të bashkëpunimeve bilaterale me vendet në të cilat janë akredituar përfaqësitë diplomatike-konsullore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....