Presidenti Pendarovski e mirëpriti ambasadorin italian Andrea Silvestrin

22 Mars 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti ambasadorin e Republikës Italiane, Andrea Silvestrin.

Në këtë takim u konfirmuan marrëdhëniet tradicionale miqësore midis dy shteteve, të cilat karakterizohen me një shkallë të lartë të mirëkuptimit dhe besimit, si dhe një dialog i përkryer politik.

Bashkëfolësit biseduan mbi marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve dhe e riafirmoi interesin dhe përgatitjen për intensifikim shtesë të tyre.

Presidenti Pendarovski theksoi se e vlerëson shumë mbështetjen konstruktive dhe të qartë italiane në rrugën tonë drejt anëtarësimit të barabartë në Bashkimin Evropian.

Në takim, ambasadori Silvestri i dhuroi Presidentit Pendarovski monografi kushtuar 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ku janë përfshirë momentet më të rëndësishme të rëndësisë historike të të dy vendeve, kurse e cila botim i ambasadës italiane.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....