Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska në mbështetje të aktiviteteve Health Hub

28 Shtator 2022 | Kumtesat

Në Zyrën e Presidentit “Të Rinjtë Hab” prej sot fillojnë me realizimin e aktiviteteve HelthHab (HealthHub) të cilat janë iniciativë e Shoqatës së studentëve të mjekësisë – SHSM, kurse me mbështetje të bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Në hapjen e HelthHab u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim midis sekretarit të përgjithshëm të Kabinetit të Presidentit, Mile Boshnjakovski, ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali dhe kryetares së Shoqatës së studentëve të mjekësisë – SHSM, Lubica Batkoska.

Duke e përshëndetur iniciativën HelthHab qëllimi i të cilës është krijimi i mundësive dhe krijimi i hapësirës për përvetësimin e shkathtësive të nevojshme për zgjidhjen e sfidave shëndetësore publike, si dhe krijimin e barazisë në shëndetësi, Gjorgievska e shprehu mbështetjen e vet për të rinjtë në aktivitetet e tyre lidhur me përparimin e shëndetit, mbrojtjen shëndetësore dhe mjedisin e shëndetshëm jetësor.

Bashkëshortja e Presidentit theksoi se investimi në mbindërtimin e vazhdueshëm profesional të kuadrit të ri në fushën e shëndetësisë dhe zbatimit të njohurive të fituara në praktikë janë të rëndësishme për përparimin e shërbimeve shëndetësore dhe shëndetit publik.

Ministri i Shëndetësis, Bekim Sali, në fjalimin e vet e përshëndeti fillimin e funksionimit të HelthHab duke theksuar se përpjekje e përbashkët është fokusimi i aktiviteteve në HelthHab në përforcimin e mbështetjes së mbrojtjes dhe përparimit të të drejtave të mjekëve dhe studentëve të mjekësisë.

Në suazat e HelthHab, në Zyrën e Presidentit “TëRinjtëHab” do të organizohen evenimente për ngritjen e vetëdijes publike dhe për edukimin e popullatës mbi tema aktuale në shoqëri nga fusha e shkencave mjekësore, tribuna dhe diskutime për pjesëmarrje aktive në krijimin e politikave për studentët e mjekësisë, evenimente lidhur me përsosjen profesionale të studentëve të mjekësisë dhe për përparimin e shëndetit të popullatës në bazë të njohurive të bazuara në shkencë.

HelthHab do të punojë në përparimin e mbrojtjes shëndetësore parandaluese, përforcimin e pozitës së mjekëve të rinj dhe studentëve në shoqëri, si dhe në gjetjen e zgjidhjeve kreative dhe inovative për zgjidhjen e problemeve shëndetësore të popullatës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....