Bashkëshortja e Presidentit mori pjesë në evenimentin “Eduko, angazhohu, emancipo: Diskutim në panel për parandalimin e shtatzënisë në adoleshencë”

7 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mori pjesë në evenimentin “Eduko, angazhohu, emancipo: Diskutim në panel për parandalimin e shtatzënisë në adoleshencë” që u mbajt në Shtëpinë Evropiane, Shkup.

Duke folur për shtatzëninë në adoleshencë dhe aspektet e parandalimit të saj, bashkëshortja e Presidentit theksoi se bëhet fjalë për gërshetim të shumë momenteve të cilat çojnë në shtatzëninë në moshë minore. Sipas saj, ekzistojnë disa aspekte të cilat duhet të merren parasysh gjatë parandalimit, para së gjithash, është i rëndësishëm edukimi i cili duhet të zbatohet që në moshë të vogël te vajzat dhe djemtë, kurse një nga aspektet më të rëndësishme është edhe ndikimi i familjes, përkatësisht ndikimi i prindërve. Në atë drejtim, znj. Gjorgievska theksoi  nevojitet me patjetër komunikimi i prindërve me fëmijët kur bëhet fjalë për të gjitha këto tema të ndjeshme.

Bashkëshortja e Presidentit theksoi edhe momentin psikik, si edhe vetëdijen e adoleshentëve për autonominë trupore dhe respektimin e të drejtave të tyre.

Në këtë diskutim në panel mendimet e vete i shprehën edhe ambasadori i BE-së, Dejvid Gir; dr. Goran Dimitrov, udhëheqësi i Njësisë së gjinekologjisë dhe akusherisë në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup dhe kryetar i Shoqatës së mjekëve maqedonas; Elizabeta Bozhinovska, drejtoreshë programi në HERA; Jovanka Brajoviq Grigorijeviq, përfaqësuese e UNFPA-së; Aziza Sali nga Iniciativa për të drejtat e grave në Shuto Orizari dhe dr. Ivana Nakov, gjinekologe nga mbrojtja primare shëndetësore, Poliklinika Manolevi.

Në këtë diskutim në panel morën pjesë përfaqësues të Klubit të mjekëve të rinj, Asociacionit të specializantëve dhe mjekëve të rinj, Shoqata e studentëve të mjekësisë, HERA të Rinj.

Diskutimi në panel është vazhdimësi e serisë së debateve mbi tema për shëndetësinë, të realizuara nga bashkëshortja e Presidentit dhe ambasadori i BE-së, Dejvid Gir, kurse në bashkëpunim me Klubin e mjekëve të rinj.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....