Bodan Arsovski, Kokan Dimushevski, Vllatko Stefanovski dhe Gabaret Tavitjan u dekoruan me Dekoratën për Merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut

26 Korrik 2023 | Fjalimet, Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në mbrëmje në ceremoni solemni në Kabinetin e Presidentit me “Dekoratën për Merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut” i dekoroi Bodan Arsovskin, Kokan Dimushevskin, Vllatko Stefanovskin dhe Gabaret Tavitjanin për krijimtarinë muzikore të jashtëzakonshme, autoktone dhe unike në suazat e grupit xhez-rok “Leb i soll” (“Bukë e kripë”), si pararendës të tij, me të cilin arritën vlera të qëndrueshme në muzikën bashkëkohore maqedonase dhe kontribuuan për afirmimin e artit muzikor maqedonas dhe të kulturës maqedonase në botë, si dhe për arritjet e tyre të rëndësishme solistike.

Në ceremoninë e dhënies së medaljeve, në fjalimin e vet Presidenti Pendarovski theksoi se muzika, spektri, vepra jetësore e Vllatko Stefanovskit, Bodan Arsovskit, Kokan Dimushevskit dhe Gabaret Tavitjanit janë trashëgimi nacionale e cila është shkruar prej kohësh në ADN-në kulturore dhe sociale të shtetit tonë, të popullit maqedonas dhe të të gjithë qytetarëve tanë.

“Muzika juaj, të dashur laureatë, në damarët e shpirtit maqedonas ka dimensione mitike, sepse është trashëgimi kulturore me të cilën janë identifikuar dhe janë rritur dhe po rriten dhe jetojnë ende brezat e maqedonasve”, tha Presidenti Pendarovski.

Të nderuar të ftuar,

Miq të dashur,

Në këtë mbrëmje ju pritëm me bukë e kripë, traditë e cila ekziston jo vetëm te ne por edhe te shumë popuj – nordikë, baltikë, te hebrenjtë, shqiptarët, te ballkanasit. Dhe gjithandej ku ekziston, ajo traditë ka të njëjtin kuptim, kurse ai është se miqtë janë të mirëseardhur.

Vetëm te ne, në maqedonisht, ajo shprehje ka edhe diçka tjetër, kuptim të veçantë, shtesë. Domethënë, te ne “Leb i soll” nënkupton kult, kategori, institucion me rëndësi mbikombëtare dhe karakter të përjetshëm.

Flasim për muzikën, vëllimin, veprën jetësore të Vllatko Vllatko Stefanovskit, Bodan Arsovskit, Kokan Dimushevskit dhe Gabaret Tavitjanit. Flasim për trashëgiminë kombëtare e cila është shkruar prej kohësh në ADN-në kulturore dhe sociale të shtetit tonë, të popullit maqedonas dhe të të gjithë qytetarëve tanë.

Sonte, të gjithë ne të pranishëm këtu, si dhe ata që e ndjekin transmetimin e drejtpërdrejtë, kemi ardhur për të shprehur nderimet tona dhe për të falënderuar kuartetin tonë të Shkupit që e vendosën shtetin lart në hartën globale të arritjeve artistike.

Muzika juaj, të dashur laureatë, në damarët e shpirtit maqedonas ka dimensione mitike, sepse është trashëgimi kulturore me të cilën janë identifikuar dhe janë rritur dhe po rriten dhe jetojnë ende brezat e maqedonasve.

Të nderuar,

Që në albumin e tyre të parë të shpallur në vitin 1978 “Leb i soll”  janë përcaktuar si virtuozë dhe pionierë instrumentalë dhe të padiskutueshëm në atë që kritikët e quajtën “world music fusion” – duke kombinuar rok, xhez dhe ritme tradicionale maqedonase, duke krijuar kështu muzikë e cila i tejkaloi kufijtë e kohës.

Para pothuajse gjysmë shekulli “Leb i soll” u etabluan në krenari dhe kategori kombëtare, status të cilin e ruajnë pa mund nëpër vite dhe deri në ditët e sotme.

Në vitin 1991, anëtarët e grupit filluan karriera solo, duke bashkëpunuar me muzikantë të jashtëzakonshëm nga e gjithë bota, duke i zgjeruar horizontet muzikore, por duke i qëndruar besnikë trashëgimisë etnike dhe frymës kombëtare pa të cilat nuk mund të lini gjurmë në shkallë globale.

Të nderuar,

Vitet e fundit, të provokuar prej atyre të cilët nuk janë të sigurt për identitetin personal, shumë kohë shpenzojmë kot në debate mbi identitetin kombëtar tonin, të maqedonasve, edhe pse ai është përmbyllur që në kohët e largëta.

Në këtë kuptim, midis dëshmive të shumta të palëkundshme se kush jemi ne maqedonasit mjafton të citojmë krijimtarinë dhe trashëgiminë muzikore të “Leb i soll” të cilat në shekullin e 21-rë vazhdojnë t’i inspirojnë muzikantët të hulumtojnë rajone të reja, ndërkohë që i respektojnë rrënjët e veta.

Pyesni këdo qoftë të ri kur futet për herë të parë në botën e muzikës, a e njihte intron në gitarë të Vllatkos në “Bistra voda” (Ujë i kthjellët”, linjat linjat e basit të Bodanit në të njëjtën këngë, aranzhimet e Kokanit në “Uçi me majko, karaj me” (Mësomë nënë, qortomë) apo ritmet shtatë të tetat të Garos kur daullja gjëmon me jehonë nëntokësore.

Udhëtimi i “Leb i soll” nga Shkupi drejt grupit muzikor të njohur ndërkombëtarisht është dëshmi e fuqisë së shprehjes së tyre krijuese që i tejkalon shumë kufijtë kombëtarë. Nëpërmjet përzierjeve specifike të trashëgimisë së kombit tonë me ndikimet muzikore planetare, “Leb i soll”  jo vetëm që e pasuroi identitetin kulturor të shoqërisë maqedonase por dha një kontribut thelbësor në zhvillimin e muzikës edhe në nivel global.

Të nderuar,

Në fund, më lejoni ta shfrytëzoj këtë shans dhe publikisht t’u drejtohem publikisht katër legjendave të cilat sonte janë me ne. Veprimtaria juaj profesionale mjafton që të paktën të keni minimum dhjetë dekorime të tilla, por, të gjithëve ne, sidomos brezave të të rinjve në këto kohë të komplikuara dhe të shëmtuara, u nevojitet një album i ri prej jush, në këtë format.

Mendojeni!

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....