Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Çekisë

26 Janar 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Jarosllav Lludva.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, Presidenti Pendarovski theksoi se të dy vendet i lidhe një miqësi tradicionale dhe e sinqertë e bazuar në bashkëpunimin e shumëllojshëm, respektimin e ndërsjellë dhe qasjen e hapur, duke shtuar se me Çekinë e cila është një aleate dhe partnere e rëndësishme e Maqedonisë së Veriut shkëmbejmë vlera të përbashkëta evropiane në mirëkuptimin dhe respektimin e ndërsjellë.

Duke theksuar se qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut e vlerësojnë shumë mbështetjen e Republikës Çeke për procesin tonë eurintegrues, Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se do ta kemi këtë mbështetje edhe në të ardhmen, sidomos gjatë kryesimit çek me Këshillin e Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të këtij viti.

“Në këtë kontekst, besoj thellësisht se bllokada e mëtejshme e vendosur nga njëra nga vendet anëtare të Bashkimit nuk është në interes të askujt dhe jam i bindur se fillimi i negociatave aderuese jo vetëm se do të kontribuojë për stabilizimin e mëtejshëm të gjendjeve në Ballkanin Perëndimor, por neve, si shtet, do të na mundësojë zbatim më të shpejtë dhe më efikas të reformave të domosdoshme, sidomos në ato sfera që janë kritikisht të rëndësishme për integrimin evropian” tha Presidenti Pendarovski.

Ambasadori çek theksoi se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi bilateral janë të përkryera, kurse Maqedonia e Veriut është një mik i nderuar dhe partner i rëndësishëm në NATO, duke shtuar se Republika Çeke ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë mbështetës i përhershëm dhe i fuqishëm i ambicieve të Maqedonisë së Veriut që të bëhet anëtare e BE-së.
“Do të vazhdojmë ta mbështesim agjendën për zgjerim, gjithashtu, edhe në suazat e kryesimit të ardhshëm çek me BE-në në gjysmën e dytë të vitit 2022, ku Ballkani Perëndimor do të jetë prioriteti ynë numër një. Jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë edhe në reformat tuaja të brendshme, duke treguar përvojat tona që i kemi marrë gjatë udhëtimit tonë evropian personal” theksoi ambasadori Lludva.

Presidenti Pendarovski i uroi ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Çeke, Jarosllav Lludva, sukses në zbatimin e funksionit të përgjegjshëm diplomatik.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....