Diskutim “Ndikimi dhe përfshirja e votuesve: si të arrijmë fushata të suksesshme politike?”

29 Nëntor 2023 | Kumtesat

Në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt diskutim me temë “Ndikimi dhe përfshirja e votuesve: si të arrijmë fushata të suksesshme politike?” – leksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës” i organizuar nga Qendra Presidenciale për Edukim Politik dhe në bashkëpunim me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI).

Në diskutim folën Aleksandar L. Spasov, kryetari i Këshillit programor të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik dhe këshilltar i Presidentit për politikë të jashtme, politikë të brendshme dhe çështje kushtetuese dhe Kristofer Brenan, drejtori programor rezident në IRI, kurse pyetje parashtruan anëtarët alumni të Shkollës për Politika në Qendrën Presidenciale për Edukim Politika, si pjesëmarrës në diskutim.
Në fjalimin hyrës Spasov i elaboroi temat e diskutimit: zgjedhjet presidenciale në SHBA të cilat duhet të mbahen vitin e ardhshëm, specifikat e procesit zgjedhor amerikan, metodat të cilat përdoren për përfshirjen e votuesve dhe fushatat e suksesshme politike, si dhe ndikimet e zgjedhjeve amerikane në kontekstin më të gjerë.

U fol edhe për problematikat dhe temat në të cilat fokusohen më shpesh opsioni politik i djathtë dhe i majtë me qëllim që të fitojë elektorat, kurse në kontekstin e rrethanave të ndryshuara shoqërore.

Drejtori programor rezident në IRI, Kristofer Brenan në fjalimin e vet e shpjegoi procesin e tërësishëm zgjedhor në SHBA, mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për president, taktikat dhe strategjitë të cilat i përdorin në debatet politike me qëllim që të kenë fushatë të suksesshme politike.

Ai foli edhe për ndikimet e mundshme të cilat do të mund t’i kishin zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2024 mbi rrjedhat politike globale, kurse në kontekstin e gjendjes së re gjeopolitike dhe të krizës së përgjithshme në demokraci me të cilën po ballafaqohet bota.

Në suazat e diskutimit Spasovi e theksoi bashkëpunimin me IRI-n, si institucion partner i Qendrës Presidenciale për Edukim Politike dhe shprehu mirënjohje për Brenanin, i cili me anëtarët alumni e ndau përvojën dhe ekspertizën e tij njëzetvjeçare në domenin e fushatave politike në SHBA.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....