Dorëzimi i letrave kredenciale nga ambasadori i ri i emëruar i Republikës së Qipros në Republikën e Maqedonisë së Veriut

8 Korrik 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti bisedë nëpërmjet video-lidhjes me Konstantinos Eliades, ambasadorin e ri të emëruar të Republikës së Qipros në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd. Për shkak të pandemisë së kovid-19, ambasadori Eliades, si ambasador jorezident, në vend të ceremonisë protokollare, letrat kredenciale i dorëzoi në mënyrë me shkrim.

Duke ia uruar emërimin në këtë funksion, Presidenti Pendarovski i uroi sukses në punë ambasadorit Eliades, i cili është ambasadori i parë i Qipros i akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve në gusht të vitit 2019.

Gjatë bisedës, Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është e përgatitur për zhvillim të marrëdhënieve miqësore me Republikën e Qipros, në planin politik, ekonomik, tregtar, si edhe në sferat e tjera të interesit të përbashkët. Presidenti Pendarovski shprehu pritje se vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve në nivel të ambasadave do të jetë nxitje e fuqishme në atë drejtim.

Në kontekst të aspirimeve strategjike të vendit, Presidenti Pendarovski e theksoi priten për fillimin e shpejtë formal të negociatave të aderimit të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski e theksoi bindjen për riafirmim të mbështetjes nga Qiproja.

Gjatë kësaj bisede janë shkëmbyer mendime në kontekst të aspirimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, gjendjen aktuale me pandeminë kovid-19 në të dy shtetet, si dhe për ballafaqimin me pasojat në planin shëndetësor, ekonomik dhe social.

Presidenti Pendarovski i uroi sukses ambasadorit Eliades në kryerjen e këtij funksioni përgjegjës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....