Takimi i Presidentit Pendarovski me anëtarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq

28 Shtator 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me anëtarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, i cili është në vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Bashkëfolësit në këtë takim vlerësuan se të dy shtetet kanë marrëdhënie miqësore bilaterale, pa çështje të hapura. Duke e shprehur përgatitjen për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, Presidenti Pendarovski dhe Xhaferoviq bisedua mbi mundësinë për vendosjen e linjës së drejtpërdrejtë ajrore midis Shkupit dhe Sarajevës, si dhe mundësinë për hapjen e Katedrës për mësimin e gjuhës boshnjake në Maqedoninë e Veriut.

Njëkohësisht, Presidenti Pendarovski shprehu interesin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik dhe zmadhim të shkëmbimit tregtar me Bosnjën dhe Hercegovinën, që siç është folur në këtë takim, mbete pas marrëdhënieve të mira politike.

Në këtë takim bashkëfolësit shkëmbyen mendime në lidhje me aspiratat evropiane të të dy shteteve. Presidenti Pendarovski e riafirmoi mbështetjen e shtetit tonë për aspiratat evropiane të BeH-së. Gjithashtu, Presidenti Pendarovski shprehu edhe përgatitjen për shkëmbim të përvojave në lidhje me procesin integrues në NATO. Të dy bashkëfolësit shkëmbyen mendime edhe mbi gjendjen aktuale në rajon.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....