Fjalimi i Presidentit Pendarovski në prezantimin e tetë projekteve novatore studentore në FEIT

15 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Fakultetin e Teknologjive Elektroteknike dhe Informatike (FEIT) mbajti fjalim në prezantimin e tetë projekteve novatore studentore në suazat e programit Innovations in Smart Anything Everywhere (INNO-SAE).

Duke theksuar se angazhimi i studentëve në këtë projekt është vërtetim se novacionet janë domosdoshmëri dhe dëshmi për fuqinë transformuese të zgjidhjes së përbashkët të problemeve në një shtet, Presidenti Pendarovski tha se obligim i të gjithëve është të mundësojnë që idetë studentëve të transformohen në zgjidhje.

I nderuar dekan,

Të nderuar studentë, novatorë të tanishëm dhe të ardhshëm, të ftuar të dashur,

Kam nderin e veçantë të mbaj fjalim, para së gjithash, para këtyre të rinjve të talentuar të cilët krijojnë jashtë suazave të zakonshme, dike i bashkuar idetë e tyre me teknologjinë. Këta të rinj e shikojnë të ardhmen nga një tjetër kënd dhe prandaj jam i bindur se vetëm nëpërmjet vizioneve të tyre mund të jemi pjesë e epokës digjitale në të cilën po jetojmë.

Urime për ekipin e Fakultetit të Teknologjive Elektroteknike dhe Informatike, i cili nëpërmjet iniciativës – Innovations in Smart Anything Everywhere, e nxit kërshërinë intelektuale midis studentëve dhe u mundëson kushte që t’i pararendin kohës.

Angazhimi juaj në këtë projekt panevropian është konfirmim se novacioni është një domosdoshmëri dhe dëshmi e fuqisë transformuese të zgjidhjes së përbashkët të problemeve në një vend. Në një botë të ngarkuar me sfida, angazhimi ynë për të rritur shkallën e digjitalizimit në shoqëri nuk është vetëm një strategji në letër, është një domosdoshmëri, sepse teknologjitë digjitale janë katalizatorë të ndryshimeve shoqërore. Si rrjedhim, ju, studentët me dëshirën për dije dhe eksperimentim, do të formësoni botën e së ardhmes ku novacioni nuk është zgjedhje, por mënyrë jetese.
Bashkimi i aftësisë teknologjike dhe shpirtit sipërmarrës që përmban ky program është aspekt që duhet theksuar veçanërisht. Jemi dëshmitarë të një gjenerate të re që ofron zgjidhje, por edhe përpiqet në mënyrë aktive t’i zbatojë ato duke ndryshuar paradigmat tradicionale të reagimit social ndaj sfidave aktuale.

Një tjerë aspekt i cili inkurajon është konvergjenca e talenteve të disiplinave të ndryshme të cilët bashkohen duke dhënë zgjidhje, që, përsëri dëshmon se përpjekjet e studentëve shtrihen përtej kufijve akademikë konvencionalë.

Në botën, siç e dini, është tejkaluar prej kohësh koncepti i arsimit i cili është i kufizuar vetëm në libra dhe teori. Prandaj nevojitet një ambient i tillë dinamik në të cilin nëpërmjet kombinimit të burimeve dhe ekspertizës, kreativitetit dhe novacionit do të kenë vlerën e tyre të aplikimit. I inkurajoj të gjithë këta novatorë që formojnë startape të kërkojnë mbështetje financiare nga institucionet, sepse shteti mund të përparojë vetëm duke shfrytëzuar potencialin e tyre.

Të dashur studentë,

Obligimi ynë është të mundësojmë çlirim të potencialit kreativ te ju, pionierë digjitalë, të ndihmojmë që idetë tuaja t’i shndërroni në zgjidhje sepse fuqia që të ndryshojë bota qëndron te secili prej jush.

Mos u frikësoni nga e panjohura, jini një liderë që jo vetëm përshtaten me ndryshimin, por edhe e udhëheqin atë, sepse pa dyshim, ju e keni atë potencial në vete.

Për në fund, dëshiroj ta shpreh fascinimin tim për përkushtimin dhe kreativitetin e të gjithë ekipeve të cilët janë pjesëmarrësit e sivjetshëm të Programit INNO-SAE. Evenimenti i sotëm le të jetë një prej paralajmëruesve se edhe ne mund të japim kontribut novator në botën e teknologjive që po vjen.

Faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....