Presidenti Pendarovski e mirëpriti Finula Ni Oilin, raportuesen speciale të OKB-së për të drejtat e njeriut dhe antiterrorizëm

11 Korrik 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Finula Ni Oilin, raportuesen speciale të OKB-së për të drejtat e njeriut dhe antiterrorizëm, e cila është në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski e përshëndeti për këtë vizitë raportuesen speciale të OKB-së për të drejtat e njeriut dhe antiterrorizëm, që është e fokusuar në aktivitetet të cilat i ndërmerr Maqedonia e Veriut me qëllim të riatdhesimit, ndjekjes, riintegrimit dhe rihabilitimit të shtetasve tanë, të kthyer nga Siria verilindore, si dhe kthim, rihabilitim dhe riintegrim të luftëtarëve të huaj, grave dhe fëmijëve që kanë lidhje me grupe të caktuara terroriste.

Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin me Komisionin e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara dhe për mbështetjen, ekspertizën e tyre në raport me zgjidhjet ligjore dhe politikat për luftë kundër terrorizmit, duke siguruar njëkohësisht mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut. Raporti për Maqedoninë e Veriut me gjetjet dhe rekomandimet do të prezantohet para Këshillit të të drejtave të njeriut në mars të vitit 2024.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....