Fjalimi i bashkëshortes së Presidentit në evenimentin multimedial të karvanit “Lër gjurmë!”

20 Gusht 2023 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në evenimentin multimedial të karvanit “Lër gjurmë!” që u mbajt në Qendrën e kulturës “Grigor Përliçev” në Ohër.

Në fjalimin e vet para të pranishmëve, znj. Gjorgievska foli mbi arsimin, inkluzionin, vullnetarizmin dhe shëndetin mental si fusha të rëndësishme kur bëhet fjalë për mbështetjen e të rinjve. Duke folur mbi arsimin, sidomos mbi mobilitetin, ajo theksoi se që në periudhën e arsimit të saj ka qenë pjesë e ekipeve kërkimore në universitete të ndryshme duke shfrytëzuar programe të ndryshme arsimore dhe u rekomandoi të rinjve të angazhohen aktivisht për arsimin e tyre.

“Sot kemi një numër enorm mundësish të cilat të rinjtë duhet t’i shfrytëzojnë që të jenë pjesë e një familjeje globale kërkimore ku nëpërmjet rrjetëzimit do të marrin informacionet më të reja nga fusha që i intereson, dhe gjithsesi më vonë të kthehen në atdhe dhe të japin njohuritë dhe përvojat e veta”, theksoi znj. Gjorgievska.

Në lidhje me vullnetarizmin, znj. Gjorgievska theksoi se është shumë e rëndësishme që të rinjtë që në moshën më të vogël të kenë mundësi të jenë vullnetarë në fushën e  interesit të vet, përkatësisht të njihen me problemet me të cilat ballafaqohen njerëzit të cilët janë në rrethinën e tyre sepse kështu do të zhvillojnë solidaritetin, humanizmin, empatinë, kurse mandej mund të lidhen me njerëzit e rrethinës së vet dhe gjithashtu, mund të gjejnë mënyrën me të cilën do të funksionojnë, do të jetojnë dhe do të edukohen në të ardhmen.

Duke e theksuar rëndësinë e inkluzionit të tërësishëm të personave me aftësi të kufizuar znj. Gjorgievska theksoi se është e rëndësishme t’i shohim në aspektin e asaj që ata mund të bëjnë dhe ta shohim aftësinë e tyre, shkathtësinë e tyre, ndërsa të mos flasim për aftësinë kufizuar.

Gjorgievska, theksoi se në epokën digjitale shpeshherë të rinjtë janë viktima të dhunës së bashkëmoshatarëve, fizike ose emocionale, që shpeshherë nuk vihen re sepse nuk flitet për to dhe për këtë nevojiten diskutime dhe projekte që e promovojnë shëndetin metal te të rinjtë.

Në fund bashkëshortja e Presidentit u rekomandoi të rinjve të fokusohen në interesat e veta, të mos gjunjëzohen para sfidave, nëse kanë problem, të bisedojnë për të, t’u drejtohen prindërve, më të afërmve, arsimtarëve sepse meritojnë më të mirën.

“Përkushtojuni arsimit, mësoni, hulumtoni dhe mos lejoni dikush t’ju dekurajojë dhe t’ju bëjë të ndjeheni se jeni më pak të vlefshëm, sepse rinia kujton guximin, energjinë, vizionin, vrullin. Krijoni miqësi, jini ambiciozë dhe kontribuoni në të ardhmen më të mirë për ju dhe për ata që vijë pas jush. Vetëm kështu do të lini gjurmë”, rekomandoi bashkëshortja e Presidentit.

Evenimenti i cili ka karakter rajonal dhe është pjesë e serisë së evenimenteve publike të titulluar “Eja tregoje rrëfimin tënd – Lër gjurmë!” zbatohet nga Instituti për menaxhim të mirë dhe perspektiva euroatlantike së bashku me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe me mbështetje të projektit për luftë kundër urrejtjes dhe mostolerancës nga programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, “Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”. Në panelin së bashku me znj. Gjorgievska morën fjalën edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska dhe ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

Qëllimi i këtij evenimenti është të nxiten të rinjtë që ta zmadhojnë pjesëmarrjen e tyre në shoqëri, aktivizimin dhe ngritjen e vetëdijes për barazinë në shoqëri. Në këtë eveniment mori pjesë edhe grupi “Sherbet”, kurse gjatë evenimentit është interpretuar edhe minidrama “Lumturia!” e Teatrit intim Manastir, kurse një pjesë e studentëve të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik –  Fakulteti për art dhe dizajn, përgatitën vepra artistike në beze.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....