Fjalimi i Presidentit Pendarovski në “Borko Llazeski – art në dispozicion për të gjithë”

26 Korrik 2023 | Fjalimet

Me rastin e shënimit të 60-vjetorit të tërmetit në Shkup, Presidenti Stevo Pendarovski mbrëmë mbajti fjalim në evenimentin kushtuar ngritjes së iniciativës për rinovim të muralit të Borko Llazeskit “Afresk për LNÇ-në” që është shkatërruar nga tërmeti i vitit 1963.

Evenimenti me titull “Borko Llazeski – art në dispozicion për të gjithë” u mbajt me mbështetje nga Presidenti Pendarovski.

Të nderuar të ftuar,

Miq të dashur,

Ju falënderoj për mundësinë të mbaj fjalim në evenimentin e sotshëm si dhe një falënderim për të gjithë ata që mundësuan të mbahet ky eveniment. Falënderim për familjen e Borko Llazeskit, Muzeun e Qytetit të Shkupit, Hekurudhat maqedonase.

Do të dëshiroja të filloj me mendimin e një prej piktorëve tanë të spikatur në emër të të cilit jemi mbledhur sot. Domethënë, ai thoshte – vepra artistike duhet të jetë çdo njeri, t’i përkasë çdo njeriu, dhe prandaj duhet të jetë në vende të tilla ku lëviz, jeton çdo njeri, me një fjalë në dispozicion të kujtdo.

Borko Llazeski kishte mundësi muralet e veta grandioze, përveç se në shumë vende në botë t’i prezantojë edhe para bashkëkombësve të tij dhe bashkëqytetarëve të tij. Midis muraleve të shumta që i ka bërë, e që veçanërisht magjepsin me vlerën e tyre artistike, vend të veçantë zë murali “Afresk për LNÇ-në” i vendosur në ish-stacionin hekurudhor në Shkup, i cili u dëmtua nga tërmeti para gjashtë dekadash. Fatkeqësisht, një pjesë e madhe e stacionit, rreth dy të tretat, mbetjet e të cilit sot janë Muzeu i Qytetit të Shkupit, u shkatërrua bashkë me veprën e Llazeskit.

Tërmeti i Shkupit e ndryshoi pamjen e Shkupit para 60 vjetësh dhe mori 1070 jetë të bashkëqytetarëve tanë, kurse lëndoi rreth 3000, prej të cilëve 800 mbetën me invaliditet të përjetshëm. Përveç kësaj – jetëve njerëzore, tërmeti shkaktoi edhe dëme enorme materiale, kurse nën rrënoja përveç veprës së Llazeskit përfunduan edhe shumë të mira kulturore dhe vlera artistike.

Në çdo përvjetor të tragjedisë shkupjane flasim me nostalgji për Shkupin para tërmetit, për pjesë të qytetit që nuk ekzistojnë më dhe me hidhërim kujtojmë një kohë e cila dalëngadalë po zhytet në harresë. Por, tërmeti është edhe mundësi të flitet për Shkupin i cili është rilindur nga hiri falë solidaritetit të të gjithë botës.

Shkup i sotshëm, kryeqyteti i shtetit modern maqedonas, mund të lëvdohet, gjithashtu, me objekte të jashtëzakonshme dhe me arritje kulturore-artistike të cilat do të rezistojnë në kohë. Pikërisht në disa prej ndërtesave të reja, që i ndërtuam pas tërmetit, artistët maqedonas lanë vulën e tyre, kurse midis tyre edhe Borko Llazeski. Veprat e tij monumentale, vitrazhet dhe muralet e gjetën vendin në ndërtesën e Bankës Popullore, në ndërtesën e Stopanska Bankës, në ndërtesën e ASHAM-së, si dhe në Postën qendrore, ku, për fat të keq, vepra “Epopeja e lirisë”, u dogj në zjarrin katastrofik dhjetë vjet më parë. Ato janë dëshmi e talentit të Llazeskit, por, në të njëjtën kohë, edhe arritje të artit bashkëkohor maqedonas.

Të nderuar,

Është shumë e rëndësishme të aktualizojmë dhe rivitalizojmë kujtesën tonë historike, kulturore dhe institucionale. Është një nevojë urgjente e së tashmes sonë dhe një borxh ndaj së ardhmes. Duke marrë parasysh ndërtesën mbresëlënëse të stacionit të ri hekurudhor në Shkup, i cili në kohën e ndërtimit të tij ishte më i madhi në Ballkan, besoj se ideja për të rishfaqur veprën madhështore të Llazeskit, “Afresk për LNÇ-në” në një nga harqet e tij do të jenë një vlerë e shtuar për këtë objekt, si për qytetin ashtu edhe për të gjithë ne. Në këtë mënyrë do të mundësojmë që kjo vepër, arti i Llazeskit, të jetë përsëri për çdo njeri dhe e çdo njeriu,  si pasqyrë e një poetike të veçantë pikture, por edhe mesazh për ekzistencën tonë dhe duke sfiduar të gjitha tundimet.

Të nderuar,

Më lejoni fjalimin tim ta përfundoj me një shpresë të sinqertë se kjo ide do të gjejë mbështetje dhe mirëkuptim më të gjerë.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....