Fjalimi i Presidentit Pendarovski në Konferencën ndërkombëtare “Puna sociale dhe politika sociale në kohën e krizave globale”

19 Shtator 2023 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski nëpërmjet video-mesazhit u foli pjesëmarrësve në Konferencën ndërkombëtare “Puna sociale dhe politika sociale në kohën e krizave globale” të organizuar nga Instituti për Punë Sociale dhe Politikë Sociale, që mbahet në Ohër nga 19 deri më 22 shtator.

Të nderuar pjesëmarrës në Konferencën ndërkombëtare,

Të nderuar organizatorë,

Të dashur miq,  

 Së pari, më lejoni t’ju falënderoj për nderin që të jem mbështetës i kësaj konference të rëndësishme dhe për mundësinë të flas nëpërmjet video-mesazhit. Për fat të keq, për shkak se gjatë kësaj periudhe e udhëheq delegacionin maqedonas në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, nuk kam mundësi të jem me ju në Ohër. Duke e pasur parasysh temën dhe pjesëmarrësit e paraqitur besoj se konferenca do të jetë e suksesshme, me panelistë cilësorë dhe referate frymëzuese.

Vetë tema e konferencës implikon se jetojmë në kohën e sfidave të shumta dhe pasigurisë së përgjithshme, e cila ndonjëherë, në mënyrë të thjeshtë e quajmë krizë globale. Pandemia e kovidit, kurse mandej, kriza energjetike dhe financiare, së bashku me invazionin aktual rus mbi Ukrainën që hapi një sërë çështjesh gjeopolitike, kontribuuan të jetojmë në kohë turbulente të cilat kanë efekt mbi të gjithë ne, kurse sidomos i prekin kategoritë më të lëndueshme. Pikërisht në situata të tilla është mjaft e rëndësishme puna sociale, përkatësisht, politikat sociale të cilat duhet të japin përgjigjen e duhur ndaj krizës dhe t’i amortizojnë pasojat e saj.

Nga lista e abstrakteve duket se fokusi është mbi tema me të vërtetë specifike dhe interesante të cilat e vërtetojnë interesin tuaj të gjerë shkencor dhe i pasqyrojnë gjendjet dhe nevojat e bashkësive dhe shoqërive tona lokale. Qasja e gjerë multidisplinore mundëson hapjen e perspektivave të reja dhe ofron shembuj të suksesshëm konkretë për ballafaqim me krizën në segmente të ndryshme të kontekstit tonë aktual social.

Të dashur miq,

Me këtë rast do të dëshiroja ta përmend edhe punën dhe angazhimin e përkushtuar të organizatorit të kësaj konference – Institutin për Punë Sociale dhe Politikë Sociale i cili është njësi e veçantë pune e Fakultetit Filozofik në UKEM dhe i cili shënon gjashtë dekada e gjysmë nga themelimi i tij, kurse vitin e ardhshëm keni edhe një jubile të rëndësishëm 30-vjetorin e fillimit të studimeve pasuniversitare.

Nëpër këtë institucion në dekadat e kaluara kanë kaluar shkencëtarë, profesorë, ekspertë të lartë të cilët lanë gjurmë të thellë në shoqërinë maqedonase. Edhe momentalisht Instituti ka një ekip të përkryer i cili mundëson edhe mandej punë të lartë cilësore të institucionit. Madje edhe konferenca që fillon sot është tregues i renomesë dhe rëndësisë së Institutit.

Ju uroj edhe mandej të punoni me përkushtim dhe të arrini suksese në punën tuaj, para së gjithash, në edukimin dhe përgatitjen e kuadrit përkatës në fushën e punës sociale.

Në fund më lejoni edhe njëherë t’ju uroj konferencë të suksesshme, diskutime interesante dhe gjithsesi, qëndrim të këndshëm në Jerusalemin maqedonas.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....