Fjalimi i Presidentit Pendarovski në ngjarjen përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së Presidentit Boris Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit

27 Shkurt 2024 | Fjalimet, Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski mbrëmë mbajti fjalim në ngjarjen përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së Presidentit Boris Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit, që u mbajt në Operën dhe Baletin Kombëtar.

Në ngjarjen përkujtimore morën pjesë anëtarët e familjeve të të ndjerëve, përfaqësuesit e udhëheqjes qeveritare-shtetërore, të bashkësive fetare, të trupit diplomatik, të partive politike, si dhe të organizatave qytetare.

E nderuar znj. Trajkovska, të dashur Stefan dhe Sara,

Të nderuar anëtarë të familjeve të kolegëve tanë të ndjerë,

Të nderuar qytetarë, shkëlqesi

Zonja dhe zotërinj,

Sot bëhen 20 vjet që kur e humbëm Presidentin Boris Trajkovski. Këtë mbrëmje kujtojmë vdekjen e tij tragjike, së bashku me tetë bashkëpunëtorët e tij dhe kolegët e mi të dashur.  Kujtojmë Dimka Illkova-Boshkoviqin, Risto Bllazhevskin, Anita Krishan-Llozanoskën, Mile Kërstevskin, Boris Velinovin dhe Ace Bozhinovskin dhe pilotët Marko Markovskin dhe Branko Ivanovskin.  Lavdi tyre.

Kjo ditë është mundësi që të rikujtojmë se kush ishte Boris Trajkovski, presidenti i dytë i Maqedonisë së pavarur dhe njeriu me të cilin kam punuar tre vjet.  Ndoshta mënyra më e mirë është të filloj me Patriarkut Ekumenik Bartolomej, vetëm një muaj para vdekjes së tij, ku vetveten e përkufizonte si njeri i cili lufton “kundër të gjitha opsioneve ekstreme të cilat i dëmtojnë të gjithë […] sepse jo vetëm në qiell por edhe këtu në tokë ka vend të mjaftueshëm për të gjithë njerëzit, pavarësisht se cilin Zot besojnë. “

Borisi me lehtësi të madhe i tejkalonte barrierat politike, partiake, etnike dhe fetare.  I thyente tabutë e nacionalizmit.  Ishte zgjedhur si president me vota nga të gjitha Bashkësitë etnike.  Ishte presidenti i parë maqedonas i cili vizitoi xhami gjatë Ramazanit, i pari që ka folur në gjuhën e bashkësisë tjetër etnike.  Edhe pse ishte protestant, ai angazhohej vazhdimisht dhe me sinqeritet për njohjen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase.

Kishte besim te njerëzit dhe shpresë se e mira do të mbisundojë.  Trajkovski ofroi një model të ri të liderit në skenën më të gjerë politike ballkanike, që gjatë historisë ishte mësuar me kultet e personaliteteve dhe autokratëve. Ajo që për shumë politikanë ishte strategji e ushtruar PR, Borisi e bënte në mënyrë spontane pa shumë kalkulime, me buzëqeshje të sinqertë dhe të gjerë.  Fjalët e tij përputheshin me veprat e tij, kurse veprat me nevojat reale të shtetit.  Kjo i hapi shumë dyer, te bashkëqytetarët e tij, por edhe midis liderëve rajonalë dhe botërorë.

Është e njohur miqësia e tij me politikanin më të fuqishëm në botë, Presidentin amerikan Bush. Por, ai takohej rregullisht edhe me burrështetas të kalibrit të Zhak Shirakut, Vacllav Havelit, Xhijang Ceminit, Imperatorin Akihito, Mbretëreshën Elizabeta dhe shumë të tjerë.

Boris Trajkovski besonte më shumë te Maqedonia.  Vizioni i tij ishte “shoqëri e bazuar tek individi dhe jo në grupet etnike, te qytetari dhe jo mbi shumicat dhe pakicat”.

Por, gjithashtu, Borisi besonte te kapaciteti i shtetit tonë të vogël që ta ndryshojë ambientin në Evropën Juglindore.  U rikujtonte liderëve të rajonit se kanë obligim moral që brezave të ardhshëm t’u lënë shoqëri pa reforma, standard të ulët jetësor, pasiguri, paqëndrueshmëri dhe reputacion të dëmtuar.  Njëherë tha: “Vendet e rajonit ose do t’i bashkëngjiten Bashkimit Evropian ose do të mbeten bashkim kriminal.”

Megjithatë, angazhimet rajonale të tij nuk ishin vetëm retorike.  Me qasjen joformale të vet, arriti vetëm për disa ditë të bindë katër presidentë t’i bashkëngjiten në angazhimet për të ardhmen evropiane të rajonit.  Në samitin e dhjetorit të Bashkimit Evropian në vitin 2002, liderët evropianë u befasuan nga letra e nënshkruar nga pesë presidentë të shteteve ballkanike të cilët më parë as nuk mund të merreshin vesh për një punë.

Me mbështetje nga SHBA-ja, Borisi e inicioi Kartën e Adriatikut që ta përshpejtojë integrimin e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO:  Me ndihmën e UNESKO-s e filloi Forumin “Dialogu midis qytetërimeve” i cili i mblodhi liderët politikë dhe fetarë nga rajoni dhe nga bota.  I vendosi bursat për studimet MBA në Universitetin “Shefild” në Selanik, si masë për ndërtim të besimit  midis shoqërisë maqedonase dhe greke.

Por, pjesa më e rëndësishme e trashëgimisë së tij është paqja.  Trajkovski ishte në krye të shtetit në vitet më të vështira të pavarësisë, kur u ballafaquam me kërcënimin më të madh për mbijetesën tonë.   Në vitin 2001, predikuesi i cili u bë presidenti dhe komandant suprem u ballafaqua me dilemën morale t’i nënshkruajë urdhrat për përdorim të fuqisë ushtarake dhe nuk e fshehu se ato vendime ishin më të vështirat në jetën e tij.

Thoshte:  “Në natyrën njerëzore është të falë dhe të japë dorën”, kurse shteti është i obliguar që të krijojë ambient për pajtim në emër të jetës së përbashkët në atdheun e përbashkët.

Trajkovski nuk ishte vetëm një prej nënshkruesve të Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, por ishte edhe mbështetës i bisedimeve politike, iniciator i ndryshimeve kushtetuese dhe nxitës kryesor i procesit të që konfliktin ushtarak e transformoi në dialog politik në institucione.  Ishte i bindur se zbatimi i drejtë i Marrëveshjes Kornizë jo vetëm që e hedh poshtë dhunën por dhe e ruan unitetin e shtetit dhe të jetës shumetnike.

Për shkak të vendimeve të veta, Trajkovski u sulmua më shumë nga “të vetit”.  Kritikuesit e tij përulësinë e tij ia konsideronin si dobësi, kurse përgatitjen për falje për naivitet. Por, ai nuk hoqi dorë nga qëllimi për të cilin besonte se është i drejtë.

Anëtarësimi në NATO dhe partneriteti strategjik me SHBA-në ishin prioriteti i tij absolut politik.   Ishte i pari i cili e pranoi propozimin për përfshirjen e Maqedonisë në koalicionin global antiterrorist me paqeruajtësit e vet, kurse në territorin tonë ende ka misione paqësore të BE-së dhe NATO-s.  Të ishte gjallë, kur më 12 shkurt 2019 para Qeverisë maqedonase u ngrit flamuri i NATO-s, Boris Trajkovski do të ishte me siguri më i lumturi midis nesh.

Por, për të, ky qëllim strategjik ishte mjet për arritjen e një tjetri, një qëllimi më të rëndësishëm, kurse ai ishte prosperiteti i shtetit maqedonas dhe mirëqenia e qytetarëve të tij.

Fokusi i tij ishin të rinjtë. E inicioi projektin “Vizioni për të ardhmen” që t’i mundësojë gjimnazist të ketë njohuri kompjuterike, kështu që praktikisht e filloi procesin e digjitalizimin masovik te ne.

Në dhjetor të vitit 2003, Borisi mbajti fjalim në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku dy herë iu foli studentëve edhe në gjuhën shqipe. Mesazhi i tij kryesor ishte e “librat dhe jo plumbat do të na integrojnë në Evropë”. Në të njëjtin vit 2003 duke u folur studentëve në vendlindjen e tij, Strumicë, e tregoi vizionin e vet për Maqedoninë si pjesë e integruar e Evropës, duke thënë se “ju të rinjtë, kur mësoni për të ardhmen, në të vërtetë mësoni për Evropën. Brezi juaj do të jetë evropian.”

Përveç të rinjve kujdesej edhe për njerëzit “e zakonshëm” sidomos për ata më vulnerabilët, të sëmurët, të moshuarit, të harruarit.  Shpeshherë dinte pa kamera dhe paralajmërime të vizitojë spitale, shtëpitë të të moshuarve, shtëpi të fëmijëve pa prindër.

Të nderuar të pranishëm,

 Në momentet më të vështira të shtetit, Boris Trajkovski nuk ishte vetë. Me të ishte edhe shumica e qytetarëve maqedonas të cilët e zgjodhën paqen përkundrejt luftës, bashkëjetesës përkundrejt shovinizmit, faljen përkundrejt urrejtjes.  Në Forumin e liderëve të Këshillit Atlantik tha: “Asnjë shtet nuk mund të mbijetojë nëse qytetarët e tij nuk e duan dhe nuk e respektojnë”.  Maqedonia mbijetoi se qytetarët besojnë në të.

Për fat keq, 20 vjet më vonë, ne gjendemi në një krizë të re, të thellë, që nuk është ushtarake, por luftë vlerash.  Shumë prej vlerave për të cilat angazhohej Trajkovski janë vendosur në pikëpyetje.  Shumë shanse janë lëshuar dhe është humbur shumë kohë.  Integrimet evropiane janë bllokuar dhe reformat janë ngadalësuar. Kemi partizim të institucioneve, etnizim të politikës dhe ndarje pothuajse në çdo bazë – civile, etnike, politike, brezash.

Korrupsioni i përhapur e zhvlerëson drejtësinë, e paralizon sistemin, e shpërhap cinizmin, ua rrëmben të rinjtë perspektivën dhe e zbrazin shtetin.

Të dashur miq,

 Shumë herë e pyes veten se çfarë do të thoshte Borisi për të gjithë këtë dhe si do të kishte vepruar ai në këto kushte? Dhe i rikthehem vazhdimisht besimit të tij te qytetarët maqedonas kur thoshte “të gjithë së bashku do ta bëjmë atë që historia, por edhe më shumë e ardhmja, e kërkon prej nesh”.

Dokumentin e fundit që e nënshkroi, së bashku me kryeministrin e atëhershëm Cërvenkovskin, ishte kërkesa e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.  Kjo për të ishte prioritet mbi prioritetet.

Trajkovski ishte i vetëdijshëm se eurointegrimi është një angazhim që e tejkalon një mandat she se qëllimi nuk arrihet vetëm me miratim formal të legjislacionit evropian, por me pranimin e vlerave evropiane, me ndryshim të mentalitetit të njerëzve, me përforcim të sektorit qytetar, me gjyqësor të pavarur dhe efikas, me institucione funksionale dhe llogaridhënëse, me sundim të të drejtës.  Me vendosjen e të mirës së përgjithshme dhe të interesit publik para interesave personale dhe partiake.

Kjo letër dërguar Bashkimit Evropian është testament politik i Boris Trajkovskit, megjithatë, realizimi i atij qëllimi është detyrë e brezit tonë nga i cili varet, siç thoshte “a do të ecim nëpër rrugën e përparimit apo do të vazhdojmë me shprehinë ta arnojmë jetesën sot për nesër, të presim që problemet të zgjidhen vetë ose të na i zgjedhën ndonjë tjetër”.

Jam thellësisht i bindur se shumica e qytetarëve maqedonas duan të marrin pjesë në projektin nacional me dimensione strategjike nëpërmjet të cilit Maqedonia e Veriut do të jetë shtet juridik funksional ku do të ketë kushte që të rinjtë tanë të qëndrojnë në atdheun e vet dhe të përfshihen këtu në betejat e shekullit të 21, për zhvillim ekonomik, zhvillim digjital dhe mjedis të shëndetshëm jetësor.

Të nderuar,

 Do të më lejoni në fund të përfundoj me rikujtim të një dialogu të shkurtër që e kish me Presidentin Trajkovski në dhjetor të vitit 2003. Borisi më kërkoi që të shtoj një paragraf në fjalimin e tij të fundit vjetor i cili, thoshte, do ta përshkruante më së miri atë si njeri dhe si politikan.  Kjo është ajo pjesë?

“Menaxhimi i fatit të njerëzve në Kabinet, në vend që të jetë pjesë e të kaluarës së keqe, mbetet stil dominues i sjelljes së shumicës së politikanëve në funksione të përgjegjshme.  Nuk duhet të lejojmë të legjitimizohen si përfaqësues autentikë të popullit, politikanë me qëndrime elitare, të cilët kanë nevojë për njerëzit vetëm një herë në katër vjet, kur duhet të marrin dhe të vazhdojnë mandatin e vet.  Me zgjedhjen e njerëzve të tillë krijohet një imazh i demokracisë në të cilin qytetarët janë nën iluzionin se menaxhojnë fatin e tyre, kurse, në vend të kësaj, këtë e bëjnë ata të cilët në emër të tyre kujdesen vetëm për interesat e veta private, partiake apo familjare.

Mandatin tim si President i Republikës së Maqedonisë e fillova me takime dhe biseda të përditshme me njerëzit e zakonshëm të të gjitha shtresave të popullatës dhe dua ta përfundoj kështu”.

Kur ia dhashë e lexoi këtë pjesë, u ngrit për një moment dhe tha: “Po, ky jam unë.”

 Ju faleminderit. 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....