Fjalimi i Presidentit Pendarovski në panelin e diskutimit me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave

3 Maj 2022 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në panelin e diskutimit i cili u mbajt në Kabinetin e Presidentit me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave, që është organizuar në bashkëpunim me Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikatë e pavarur të gazetarëve dhe të punonjësve mediatikë (SPGPM).

Pas përfundimit të panelit të diskutimit, të pranishmit kishin mundësi ta shikojnë ekspozitën me fotografi të gazetareve “Fotografoje zërin tënd”, e cila e mbart mesazhin kryesor si është të jesh grua, gazetare dhe punonjëse në media në kohët e sotme. Ekspozita është pjesë e projektit “Punonjës mediatikë të sigurt për gazetari cilësore në Maqedoninë e Veriut” me organizim të SHGM-së dhe SPGPM-së.

Të nderuar gazetarë dhe punonjës mediatikë,

Ju faleminderit për mundësinë këtë vit së bashku ta festojmë këtë ditë jashtëzakonisht të rëndësishme për demokracinë – Dita Botërore e Lirisë së Mediave. Kjo datë është një rikujtues i rëndësishëm për përgjegjësinë tonë për institucione transparente dhe të hapura dhe për respektimin e lirive të mediave me qëllim që të krijojmë ambient në të cilin mediat do ta kryejnë punën e vet në përputhje me parimet profesionale të gazetarisë, të çliruar nga tensionet politike dhe ekonomike.

Vitet e pandemisë dhe lufta në Ukrainë na dëshmuan sa është e rëndësishme puna e mediave për të marrë informacione në kohë, të kontrolluara dhe të paanshme, në kohën kur ballafaqohemi me një oqean dezinformacionesh të cilat e dëmtojnë demokracinë. Lufta na vërtetoi edhe njëherë se, për fat të ke, përveç të vërtetës, viktima të para në çdo konflikt janë edhe punonjësit mediatikë të cilët e kryejnë punën e vet në kushte paqeje, por edhe në kushte lufte dhe të jashtëzakonshme.

Rrezikimi i sigurisë së punonjësve mediatikë është rrezikim i lirive të mediave. Trembja, sulmet fizike, shantazhi, ngacmimi në internet, ngacmimi me bazë gjinore, diskriminimi dhe forma të tjera të tensionit i pengojnë punonjësit mediatikë të kryejnë punën e tyre lirisht.

Në këtë kontekst, i mbështes propozimet për ndryshimet Kodit Penal të iniciuara nga Shoqata e gazetarëve dhe Sindikata e gazetarëve, me të cilat propozohet që sulmet mbi gazetarët dhe punonjësit mediatikë të trajtohen si vepra penale të cilat do të ndiqen me obligim zyrtar me dënime më të larta të parapara për shkelësit. Kështu do të kontribuojmë për mbrojtje më të madhe të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë dhe për çrrënjosjen e kulturës të mosdënimit e cila, për fat të keq, ende mbështetet nga disa segmente të shoqërisë maqedonase.

Në këtë kuptim, u bëj thirrje edhe institucioneve kompetente të reagojnë në kohë dhe t’i procedojnë rastet në lidhje me sulmet, trembjen apo kërcënimin e sigurisë së punonjësve mediatikë dhe kështu të kontribuojnë për mbrojtjen e tyre sistematike.

Inkurajon fakti që raporte relevante theksojnë se transparenca e institucioneve ka përparuar, kurse është zvogëluar numri i rasteve të kërcënimeve dhe sulmeve. Sipas raportit të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, në krahasim me vitin 2020, numri i kërcënimeve dhe sulmeve të regjistruara mbi gazetarët dhe punonjësve mediatikë është zvogëluar në mënyrë drastike. Domethënë, në vitin 2021 janë regjistruar 5 sulme dhe kërcënime të ashpra gjithsej ndaj gazetarëve në krahasim me 14 në vitin 2020. Numri i padive aktive për ofendim dhe shpifje ndaj një gazetari apo mediumi në 2021 ka qenë 20, që dëshmon vetë se na pret akoma punë që të mos lejojmë shtypje të lirive të mediave siç kishim në të kaluarën.

Të nderuar,

Siguria e gazetarëve është obligim i përbashkët për të gjithë ne, por para së gjithash, e institucioneve shtetërore dhe e faktorëve politikë, përndryshe, kjo nuk na nevojitet vetëm si frazë politike. Të gjitha institucionet shtetërore janë të obliguar të mundësojnë qasje pa pengesë te të gjitha informacionet për punën e tyre, që të mund t’i informojnë në mënyrë cilësore qytetarët. Oganet e sigurisë dhe gjyqësorit duhet të veprojnë në kohë dhe papërzgjedhje të veprojnë në rastet kur rrezikohet siguria e gazetarëve. Këtu duhet ta kemi parasysh konstatimin e mbajtur në raportin e Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë se edhe përkrah numrit të zvogëluar kërcënimeve dhe sulmeve, gazetarët dhe punonjësit në media ndihen ende të pasigurt për shkak të inercisë së prokurorisë dhe gjyqësorit në zgjidhjen e rasteve të tilla në të kaluarën.

Në fund, dua t’ua uroj të gjithë punonjësve mediatikë Ditën Botërore të Lirisë së Mediave dhe të rekomandoj se duhet të punojmë së bashku, kuptohet, secili në suazat e kompetencave të veta, dhe me të gjitha resurset dhe kapacitetet të cilat i kemi në dispozicion për përparimin e lirive të mediave. Pa këtë, nuk do të kemi as gazetari profesionale, as pluralizëm në media, as qytetarë të mirinformuar dhe të mënyrë cilësore dhe të edukuar mediatikë të cilët do t’i dallojnë dhe do t’i shkatërrojnë dezinformacionet. Kurse, pa media të lira nuk është i mundshëm as zhvillimi i shoqërive të hapura dhe i demokracisë liberale.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....