Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në Forumin ndërkombëtar për mbrojtjen e refugjatëve

26 Janar 2022 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në Forumin ndërkombëtar për mbrojtjen e refugjatëve, të organizuar nga Qendra për të drejtën e refugjatëve dhe migrimit në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij” në Shkup, në bashkëpunim me Zyrën e UNCHR-së në Maqedoninë e Veriut dhe Institutin Ndërkombëtar për të Drejtë Humanitare nga San Remo.

Të nderuar pjesëmarrës,
Zonja dhe zotërinj,

Kam kënaqësinë t’ju përshëndes në Forumin ndërkombëtar për mbrojtjen e refugjatëve, të organizuar nga Qendra për të drejtën e refugjatëve dhe migrimit në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij” në Shkup, në bashkëpunim me Zyrën e UNCHR-së në Maqedoninë e Veriut dhe Institutin Ndërkombëtar për të Drejtë Humanitare nga San Remo.

Kjo konferencë është një shembull i fuqishëm mbi multilateralizmin shumë të nevojshëm dhe mbi bashkëpunimin ndërkombëtar. Konfliktet, terrorizmi, pandemia, destabiliteti socioekonomik dhe financiar dhe mandej i shkatërron mënyrat e jetës në mbarë vendin. Ata vazhdojnë t’i rrezikojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, duke shkaktuar katastrofa humanitare të përmasave të mëdha dhe një numër të paparë refugjatësh – persona që kanë nevojë për mbrojtje ndërsa ikin nga persekutimi për shkak të racës, fesë, kombësisë, anëtarësimit të tyre në një grup të caktuar shoqëror ose mendim politik.

Shtetet e kanë përgjegjësinë kryesore kur bëhet fjalë për mbrojtjen e refugjatëve dhe të të drejtave të njeriut. Prandaj duhet të kryesojmë në përmbushjen e detyrimeve tona të ndërmarra me Marrëveshjen Globale për Refugjatët dhe në Forumin Global për Refugjatët.

Si nënshkruese e Konventës të vitit 1951 dhe nëpërmjet bashkëpunimit të saj shumëvjeçar me UNCHR-në, Maqedonia e veriut dëshmoi solidaritet me refugjatët nga shumë konflikte në historinë më të re. Nga luftërat nëpër ish-Jugosllavinë në vitet ’90 të shekullit të kaluar deri në qindra mijëra që e kaluan vendin në vitin 2015 dhe 2016 – kemi punuar pa ndërprerje që t’u sigurojmë mbrojtje atyre njerëzve dhe të mbetemi mbështetës i fuqishëm në përgjegjësinë e dhënë në nivel global.

Pas rënies së Kabulit, para pak kohe, të udhëhequr nga ndjenja e obligimit moral dhe e solidaritetit, duke i dëshmuar obligimet tonë ndërkombëtare dhe në përputhje me traditën tonë, e shpallëm menjëherë përgatitjen tonë të pranojmë refugjatë afganë.

Të nderuar pjesëmarrës,

Kovid-19 e sfidoi mënyrën tonë të jetesës në shumë nivele, kurse në të njëjtën kohë na shtyu të rishqyrtojmë qëndrimet tona për aspekte të ndryshme të jetës. Megjithatë, në asnjë rast nuk duhet të lejojmë që pandemia të shërbejë si justifikim për mungesë të solidaritetit.

Nëpër këto vite të sfidave të mëdha, do të na nevojitet partneritet dhe solidaritet më i fuqishëm dhe më i thellë. Në këtë kuptim, me rëndësi thelbësore do të jetë që, ekspertë dhe akademikë të shquar, si dhe praktikues me përvojë të madhe në këtë fushë, sektori privat dhe të gjithë njerëzit me vullnet të mirë mund të veprojnë së bashku në fushën e mbrojtjes së refugjatëve me qëllim që të zgjerohen mundësitë për t’u dhënë dorën atyre të cilëve u nevojitet në ditët kur sundon kaosi.

Të nderuar miq,

Më lejoni t’ju përshëndes të gjithëve, t’ju uroj shëndet të mirë dhe debate produktive mbi temën kryesore të konferencës. Me të vërtetë shpresoj se herën tjetër do të shihemi personalisht.

Ju faleminderit për vëmendjen!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....