Gjorgievska: Nëpërmjet praktikave të suksesshme sipërmarrëse t’i nxitim dhe inkurajojmë gratë rurale

17 Tetor 2022 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska sot mbajti fjalim në konferencën “Sfidat e grave në mjediset rurale dhe angazhimet e tyre”, që me mbështetjen e saj u mbajt në Kabinetin e Presidentit.

Në suazat e këtij evenimenti u organizua edhe ekspozita e prodhimeve të grave fermerë me qëllim që të nxiten gratë dhe të përfshihen në proceset e prodhimit të artikujve ushqimorë.

Në fjalimin e vet, Gjorgievska theksoi se është e nevojshme që nëpërmjet prezantimit të praktikave të mira dhe rrëfimeve të suksesshme për gratë sipërmarrëse në mjediset rurale, të nxiten gratë rurale të çlirohen nga prangat tradicionale dhe të bëhen inspirim për të tjerat.

“Shpresoj se kjo konferencë dhe ekspozitë të cilat i organizuam këtu në Kabinet do të mundësojnë promovim të të gjithë asaj që punoni, të dëshmohet se cila është në të vërtetë rëndësia e grave nga mjediset rurale, në përgjithësi në ekonominë e vendit tonë”, tha bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska.

Duke shprehur kënaqësinë që ekspozita, si një nga evenimentet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të grave nga mjedisi rural u realizua në Kabinetin e Presidentit, Gjorgievska e theksoi mbështetjen e saj për evenimente të tilla edhe në të ardhme.

“Ju përgëzoj për ekspozitën e mrekullueshme, kisha mundësi ta shoh dhe shpresoj me të vërtetë që në të ardhmen të bëjmë edhe më shumë ekspozita të tilla dhe në këtë mënyrë do të sigurohet plasman më i mirë i prodhimeve tuaja”, theksoi Gjorgievska.

Konferenca dhe ekspozita organizohen nga Qendra për menaxhim me ndryshimet (QMN) në bashkëpunim me Federatën nacionale të fermerëve me rastin e 15 Tetorit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas Rurale.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....