Takim lamtumire i Presidentit Pendarovski me ambasadorin grek Janakakis

11 Dhjetor 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në takimin e lamtumirës e priti ambasadorin e Republikës së Greqisë, Dimitris Janakakis.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, si edhe për potencialet dhe mundësitë për thellimin e tyre pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.

Republika e Maqedonisë së Veriut, tha Presidenti Pendarovski në këtë takim është e përkushtuar ndaj zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Greqisë në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, duke përfshirë edhe bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimin tregtar, lidhjen infrastrukturore, turizmin, bashkëpunimin arsimor dhe kulturor, në funksion të ndërtimit të fqinjësisë së mirë, të bazuar në besimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.

Sipas Presidentit Pendarovski, dy vendet me arritjen e Marrëveshjes së Prespës, përveç perspektivave për zhvillim të bashkëpunimit bilateral, investuan edhe në stabilitetin dhe sigurinë gjithëpërfshirëse në rajon.

Presidenti Pendarovski shprehu pritjen se pas anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, do të vazhdojë mbështetja e Greqisë në lidhje me aspirimet e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidenti Pendarovski e falënderoi ambasadorin Janakakis për angazhimin e përgjithshëm diplomatik, si ambasadori i parë i Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe më parë si shef i Zyrës Greke për Lidhje në Shkup dhe i uroi sukses në angazhimet e ardhshme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....