Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në hapjen e vitit akademik 2023/2024 në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik

10 Tetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në hapjen solemne të vitit akademik 2023/2024 në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar studentë,
Të nderuar profesorë,
Zonja dhe zotërinj,

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup, nga themelimi i tij në vitin 2006 dhe deri më sot, 17 vjet në vazhdimësi shënon në zhvillimin e vet, me zmadhim të përhershëm të numrit të fakulteteve, qendrave hulumtuese dhe programeve studimore që ua ofron studentëve të vet. Në këtë drejtim, për nivelin dhe relevancën e universitetit, në suazat e sistemit tonë arsimor, kontribuon edhe angazhimi i një numri të respektueshëm i kuadrit shkencor-arsimor nga profile të ndryshme.

Sipas meje, vlerë e veçantë e shtuar e këtij institucioni është fakti se mësimdhënia zhvillohet në shumë gjuhë, sepse jam thellësisht i bindur se një ambient multikulturor dhe multietnik i përgatit më mirë studentët për botën që është e globalizuar, sidomos në segmentin shkencor-kërkimor.

Të nderuar,

Do të më lejoni të them disa fjalë edhe për Qendrën e re stomatologjike edukative-shëndetësore që sipas kapaciteteve të veta është më e madhja jo vetëm te ne, por në të gjithë rajonin. Së pari, dua t’i përgëzoj ata që e kanë zgjedhur stomatologjinë si shkencë të cilën duan ta studiojnë, sepse kjo flet për humanizmin dhe dëshiron e tyre që t’i ndihmojnë njerëzit. Ajo është një shkencë komplekse, kërkon shumë punë dhe mund që të depërtoni në të gjitha sekretet e saj profesionale, por, në fund të fundit, kënaqësia është më e madhe kur sheh fytyrat e njerëzve që i ke ndihmuar. Për këtë flas nga përvoja personale, sepse në familje kam një doktor të shkencave stomatologjike.

Stomatologjia është një fushë jashtëzakonisht dinamike e cila zhvillohet vazhdimisht me përparimin e procedurave materiale dhe teknologjike, kurse nëpërmjet hapjes të një qendre të tille bashkëkohore studentët do të kenë mundësi t’i studiojnë dhe zbatojnë arritjet më të reja teknike-teknologjike në atë plan.

Të nderuar studentë,

Si një njeri i cili para 40 vjetësh ka kaluar nëpër amfiteatrot studentore mund t’ju them se para jush janë vitet më të bukura të jetës, kur do të mësoni, por edhe do të shoqëroheni midis jush. Secili prej jush deri në fund të jetës do t’i mbajë mend lëndët më të vështira, profesorët më të mirë, por edhe të gjitha gjërat e bukura, kuptohet edhe ato më pak të bukura, që ndodhin vetëm kur jeni të rinj.

Këshilla ime është të mos i kuptoni provimet dhe studimin vetëm si obligim të cilin duhet ta përfundoni sa më shpejt dhe më lehtë. Mundohuni të fitoni sa më shumë njohuri që nesër të jeni konkurrentë jo vetëm në tregun vendas të punës por kudo në Evropë dhe në botë. Njohuritë tuaja së bashku me energjinë dhe entuziazmin rinor që i mbani në vete janë absolutisht të domosdoshme për zhvillimin e shtetit tonë të përbashkët në botën e cila po bëhet gjithnjë edhe më konkurrente.

Të nderuar profesorë,

Si person i cili vite me radhë ka qenë pjesë e këtij profesioni dhe do të jetë sërish, dhe që rrjedh nga një familje mësuesish, kam respektin maksimal për ju dhe jam plotësisht i vetëdijshëm për rolin tuaj kritik në procesin arsimor. E di se çfarë do të thotë të përgatitesh tërësisht për klasat dhe më pas të kalosh atë që është ndoshta pjesa më e vështirë – t’u japësh njohuri studentëve, t’i ndihmosh të kuptojnë potencialin e tyre dhe t’i realizojnë vizionet e tyre.

Megjithatë, nuk e kam menduar kurrë se mjafton vetëm t’u japësh njohuri këtyre të rinjve. Është shumë e rëndësishme t’u ofrohen atyre vlera dhe një vertikale morale që do të jetë strumbullari i integritetit të tyre personal dhe profesional. Dihet që nga lashtësia se të jesh mësues i dikujt në jetë është detyra më fisnike, por në të njëjtën kohë edhe më e vështirë. Megjithatë, jam thellësisht i bindur se ju keni si kapacitetin ashtu edhe motivimin për t’i ndihmuar këta të rinj të realizohen edhe në plan profesional dhe në plan personal.

Më lejoni në fund, t’u uroj të gjithëve shëndet të mirë, fat dhe suksese, kurse studentëve në të gjitha vite, studime të mbushura me përmbajtje interesante dhe shkathtësi të cilat do t’ju bëjnë njerëz më të mirë.

Ви посакувам успешна академска година!
Başarılar dilerim!
Ju uroj suksese!
Good luck!
Со среќа!

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....