Bashkëshortja e Presidentit, Gjorgievsk, në vizitë para festave të fundvitit në SHFQR “Idnina”, Qendrën ditore “Dua Ylberin” dhe SOS “Fshati i Fëmijëve”

23 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, në prag të festave të fundvitit, sot i vizitoi Shkollën fillore me qendër resori “Idnina”, Shoqatën për fëmijët me aftësi të kufizuara me Qendër ditore “Dua Ylberin” dhe SOS “Fshati i Fëmijëve”, Shkup.

Në SHFQR “Idnina” znj. znj. Gjorgievska vizitoi kabinetet ku zhvillohet mësimi edukativ-arsimor dhe mbështetja individuale e nxënësve me aftësi të kufizuara, si dhe mori pjesë në punëtorinë e Vitit të Ri. Në bisedë me drejtoreshën Loreta Andreevska, bashkëshortja e Presidentit u informua mbi projektet aktuale, mbi vëllimin e punës dhe kapacitetet në dispozicion, si dhe mbi sfidat me të cilat ballafaqohen në realizimin e aktiviteteve.

Në Qendrën ditore “Dua Ylberin”, Gjorgievska i vizitoi fëmijët e moshës parashkollore, dhomat për terapi grupore dhe individuale. Drejtoreshat, Mevlude Thaçi dhe Edlira Destani, e njohën atë me qasjen multidisiplinare dhe angazhimet kryesore të Qendrës ditore, ku nëpërmjet edukimit kreativ ofrohet mbështetje dhe socializim i personave me aftësi të kufizuara.

Gjatë qëndrimit në “SOS Fshati i Fëmijëve”, kishte mundësi të vizitojë familjet kujdestare dhe të bisedojë me disa nga fëmijët që jetojnë atje deri në moshën 14 vjeç, si dhe me kujdestarët SOS. Drejtoresha Juliana Gapo iu referua prioriteteve të organizatës joqeveritare ndërkombëtare, me fokus mbështetjen e fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror.

Në suazat e vizitave të sotshme në Shkollën fillore me qendër resori “Idnina”, në Qendër ditore “Dua Ylberin” dhe SOS “Fshati i Fëmijëve”, bashkëshortja e Presidentit shprehu falënderim për të gjitha institucionet, organizatat dhe partnerët e involvuar, sidomos për kuadrin arsimor dhe profesional, për përkushtimin e tyre human në veprimtarinë edukative-arsimore, mbrojtjen sociale dhe zbatimin e të drejtave të fëmijëve.

Gjatë shoqërimit me fëmijët, duke u dhuruar pako për Vitin e RI, u dëshiroi momente të këndshme festash, shëndet të mirë, suksese personale në çdo fushë dhe përmbushje të të gjitha dëshirave dhe interesave të tyre.

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....