Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar iranian, Ali Reza Irvash

23 Janar 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Ali Reza Irvashit, ambasadorit të Republikës Islamike të Iranit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, Presidenti Pendarovski vlerësoi se emërimi i Ambasadorit Irvash është konfirmim i përkushtimit të Republikës Islamike të Iranit në zhvillimin e marrëdhënieve me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Sinqerisht besoj se të dy shtetet tona posedojnë potenciale për bashkëpunim në shumë fusha dhe shpresoj se në periudhën e ardhshme do të shfrytëzohen si duhet”, tha Presidenti Pendarovski.

Ambasadori Irvash vlerësoi se që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut të dyja shtetet po përpiqen t’i përparojnë marrëdhëniet bilaterale në fusha të ndryshme, në bazë të respektimit të ndërsjellë dhe shkëmbimit të interesave të përbashkëta.

“Potencialet e përhershme të të dy vendeve të cilat gëzojnë pozita të rëndësishme në Ballkan dhe në rajonin e Gjirit Persik dhe Lindjes së Mesme japin një bazë të mirë për thellimin e bashkëpunimit tonë”, tha ambasadori i sapoemëruar iranian.

Presidenti Pendarovski i uroi ambasadorit Irvash zbatim të suksesshëm të funksionit të përgjegjshëm.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....