Pyetje e gazetarit: Ju lutem përshkruani shkurtimisht këtë ngjarje znj. Presedente dhe përmbledhni fjalimin tuaj.
Presidentja Siljanovska Davkova: Kjo ngjarje paraqet veprim i jashtëzakonshëm. Pse? Sepse në të vërtetë në një kohë të baraspeshës së çrregulluar të tri pushteteve, domethënë në mungesë të hallkave dhe frenave, pushteti ekzekutiv kudo në botë, madje edhe në vendet me një traditë të gjatë demokratike, është më e forta. Prandaj, duhet të shohim se si ta mbrojmë pavarësinë e pushtetit gjyqësor, jo vetëm të gjyqësorit, por edhe të vetë gjyqtarëve. Ky është, në fakt, debati sot në një mjedis të ndryshëm, në një mjedis të inteligjencës artificiale, e cila mund të jetë e dobishme, por që mbart edhe kërcënime, dhe mendoj se projekti, pra Instituti për Europën Qendrore dhe Lindore, po e bën punën e tij në një mënyrë të jashtëzakonshme.
Të mblidhen këtu kaq shumë gjyqtarë supremë, përfaqësues të autoriteteve më të larta për të diskutuar problemet që lidhen jo vetëm me pavarësinë e kërcënuar të gjyqësorit, por edhe me rënien e besimit të qytetarëve në gjyqësor dhe zgjidhjet, mendoj unë, si për njohjen e Gjykatës sonë Supreme dhe të gjyqësorit tonë, por sigurisht edhe për frymëzimin për të gjitha vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Siç e patë, nuk ka vetëm përfaqësues nga Europa Qendrore dhe Lindore, por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fund të fundit, projekti, ABA CEELI, është shumë, shumë i vjetër. Prandaj, sigurisht, e konsideroj një nder t’u bashkohem atyre dhe të përshëndes punën e tyre. Pres rezultate që do të jenë të përbashkëta jo vetëm për Europën, por edhe për botën. Sigurisht, shfrytëzova rastin për të vënë në dukje praktikën, praktikën e rëndësishme dhe Gjykatën e Drejtësisë në Luksemburg, sepse vendimet e kësaj gjykate paraqesin burim i së drejtës së Bashkimit Europian, një burim shumë I rëndësishëm, por edhe juridiksioni i Gjykatës në Strasburg, sepse Bashkimi Europian është gjithashtu nënshkrues i Konventës për të Drejtat e Njeriut, por njeh edhe juridiksionin e Gjykatës në Strasburg. Në rastin tonë, ndodh, shumë shpesh, që vendimet në Strasburg të mos respektohen.Ne i respektojmë ato kur lidhen me punën e gjykatave tona, por unë theksova nevojën që nëse Bashkimi Europian ka mbështetur si Konventën ashtu edhe punën e Gjykatës në Strasburg, atëherë anëtarët e Këshillit të Europës, të cilët janë gjithashtu anëtarë të Bashkimit Europian, duhet t’I respektojnë veçanërisht këto aktvendime.
Pyetje e gazetarit: Zonja Presidente, po flasim për pavarësinë e gjyqësorit, tani me siguri i keni parë kritikat ndaj prokurorisë publike dhe shërbimeve gjyqësore në lidhje me propozimligjet. Si ta krijojmë pavarësinë e gjyqësorit pa fonde, duke pasur parasysh se ligjet nuk kanë implikime financiare, paralajmërimi nga këto shërbime është se, edhe pse ato janë gjaku i gjyqësorit, është ende e mundur të zbrazen gjykatat dhe prokuroritë.
Presidentja Siljanovska Davkova: Po, e kuptoj pyetjen tuaj dhe po, i kuptoj dilemat. Mendoj se në emisionin “Top Top” dëgjova prokurorin publik shtetëror, i cili tregoi se sheh zgjidhje në aspektin e financimit dhe mendoj se duhet t’i besojmë. Përndryshe, cila është gjëja më e rëndësishme? Nuk po flasim vetëm për pagat e gjyqtarëve, prokurorëve publikë. Po flasim për mbështetje logjistike shumë të rëndësishme në punën e gjyqësorit, duke përfshirë këshillat gjyqësore, institucionet e tjera. Pra, unë mbetem se të gjithë në fushën e gjyqësorit dhe në institucionet e tjera, si dhe në institucionet e gjyqësore kanë të drejtë, se pa burime financiare, nuk mund të kemi gjyqësor të pavarur dhe jo vetëm kaq, por edhe një gjyqësor efikas dhe efektiv.
Pyetje e gazetarit: Përmendët aktvendimin e Gjykatës në Strasburg dhe …
Presidentja Siljanovska Davkova: … Aktvendimet, sepse ka shumë…
Pyetje e gazetarit: Aktvendimet që nuk respektohen. Këtu, në takimin tuaj të fundit në Bullgari, nga kolegët tuaj atje, morët njëfarë sigurie se ato do të zbatoheshin, a pati ndonjë diskutim për këtë?
Presidentja Siljanovska Davkova: Nuk kërkova, do ta them menjëherë. Kur të keni takimin tuaj të parë të këtij lloji, atëherë duhet të veproni diplomatikisht, të hapni hapësirë për mirëkuptim, sigurisht se i përmenda aktvendimet, por nuk pyeta fare nëse do t’i zbatoni ato dhe si, por po flisja për detyrimin që të gjithë anëtarët e Këshillit të Europës, duke përfshirë ata në Bashkimin European, të sillen me përgjegjësi ndaj punës së një gjykate kaq të rëndësishme në Strasburg.





