Takimi me Lejla Kurtov, autore e ekspozitës “Gruaja rurale nëpër objektiv”

21 Mars 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin” sot e mirëpriti autoren e ekspozitës “Gruaja rurale nëpërmjet objektivit”, Lejla Kurtov, e cila do të vendoset më 22 mars në “Oro-radio galeria dhe bar”, në Shkup.

Duke i prezantuar veprat e veta të frymëzuara nga përditshmëria e gruas rurale, Lela e theksoi pozitën e vet për tejkalimin e paragjykimeve dhe të stereotipave, duke e vlerësuar rolin e gruas rurale në kultivimin e kulturës dhe traditës sonë. Fotografitë janë bërë në periudhë prej 10 muajsh në lokacione të ndryshme të Komunës Konçe. Pasi ka vendosur që kryeqytetin ta zëvendësojë me jetë në fshat, Lejla u transferua nga Shkupi në Konçe. Tani punon si edukatore në kopshtin e fëmijëve.

Në takimin me Presidentin Pendarovski, Lejnën e shoqëruan edhe disa gre, banore të Komunës së Konçes të cilat merren kryesisht me bujqësi. Edha ato i treguan rrëfimet e veta jetësore dhe theksuan se shteti nuk e vlerëson sa duhet kontributin e grave nga mjediset rurale në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.

Duke e përshëndetur kontributin e Kurtovës dhe të grave të tjera në afirmimin e gruas rurale, Presidenti Pendarovski e theksoi nevojën e angazhimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit partner të institucioneve shtetërore dhe të organizatave qytetare në drejtim të mbështetjes dhe përmirësimit thelbësor të pozitës sociale të kësaj kategorie të bashkëqytetareve tona.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....