Urimi i Presidentit Pendarovski për besimtarët e krishterë të cilët e festojnë Krishtlindjen sipas Kalendarit Gregorian

24 Dhjetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë, Lindja e Krishtit – Krishtlindja, u dërgoi urime Ipeshkvit të Shkupit dhe Eparkut të Dioqezës Strumicë-Shkup, dr. Kiro Stojanov, si dhe të gjithë besimtarëve të krishterë të cilët e festojnë Krishtlindjen sipas Kalendarit Gregorian.

Të nderuar,

Më lejoni t’u dërgoj urime të sinqerta të gjithë besimtarëve të cilët e festojnë festën e madhe të krishterë, Lindjen e Krishtit – Krishtlindjen sipas Kalendarit Gregorian dhe t’ju uroj ditët e festave t’i kaloni në shëndet të mirë, plot me dashuri, gëzime dhe lumturi.

Lindja e Krishtit si festë e dritës, dhurimit dhe dashurisë, në fund të çdo viti kalendarik i jep kuptim dhe rëndësi jetës sonë të shkurtër tokësore duke na mbushur me shpresë dhe besim.

Pikërisht për Krishtlindje me mendim të pastër dhe vullnet të mirë të bashkohemi duke bërë vepra të mira dhe duke dhënë dashuri dhe kujdes. Edhe përkrah të gjitha krizave, tundimeve, sfidave, të mbetemi optimistë dhe të shpërhapim energji pozitive. Të mundësojmë që shpirti i Krishtlindjes të futet në zemrat tona, në shtëpitë tona, në fqinjësinë tonë, në të gjithë bashkësinë. Të bashkuar dhe solidarë të krijime vepra që do të mbeten në kujtesën e brezave të ardhshëm dhe do ta fisnikërojnë të tashmen. Të respektohemi dhe të ndihmojmë, të dhurojmë më shumë.

Gëzuar Krishtlindjen!

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....