Video-mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin 31-vjetorit të takimit botëror të Shoqatës ndërkombëtare “Kanguri pa kufij”

14 Tetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski nëpërmjet video-mesazhit u foli pjesëmarrësve dhe organizatorëve në 31-vjetorin e takimit botëror të Shoqatës ndërkombëtare “Kanguri pa kufij” që mbahet në Ohër, me patronazh të Presidentit.

Të nderuar pjesëmarrës,
Të nderuar organizatorë,
Miq të dashur,

Mbështetja e 31-vjetorit të takimit botëror të Shoqatës ndërkombëtare “Kanguri pa kufij” për mua është nder i veçantë dhe kënaqësi e madhe. Pa dyshim që bëhet fjalë për një eveniment të veçantë i cili është shtylla kryesore e aktiviteteve të “Kanguri pa kufij” që meriton vëmendje dhe respekt të veçantë. Duke pasur parasysh faktin se për shkak të obligimeve të ndërmarra nuk kam mundësi të jem me ju në Ohër, e shfrytëzoj këtë rast t’ju drejtohem nëpërmjet video-mesazhit.

Mbi rëndësinë e matematikës si një nga shkencat themelore prej të cilës zhvillohen mandej edhe shumë shkenca të tjera, nuk ka nevojë të flasim. Falë garave tuaja, ju deri më tani miliona fëmijëve nëpër botë ua jepni dashurinë ndaj matematikës. Ajo që është vlerë e shtuar e garave Kangur është se përveç njohurive dhe shkathtësive matematikore, ato zhvillojnë edhe shkathtësi kognitive të nxënësve dhe i stimulojnë në reflektimin e tyre logjik.
Në këtë mënyrë, përveç zgjerimit të njohurive dhe krijimin e afinitetit në zgjidhjen e ushtrimeve matematikore, kontribuon edhe në formimin e proceseve të të menduarit te të rinjtë, kurse, kuptohet, edhe për përforcimin e shpirtit të tyre garues. Prandaj i meritoni të gjitha lëvdatat.

Të dashur miq,

Do të dëshiroja me këtë video-fjalim të dërgoj urimet më të sinqerta për Lidhjen e matematikanëve të Maqedonisë “Armaganka”, si përfaqësuese e vendit tonë në “Kangur pa kufij” për punën e përkushtuar dhe për angazhimin në lidhje me organizimin e takimit, por edhe për të gjitha aktivitetet vijuese në lidhje me organizimin e garave Kangur te ne. Ju dëshiroj edhe mandej të punoni të motivuar dhe të arrini suksese me matematikanët e rinj maqedonas.

Në fund më lejoni, edhe njëherë, t’ju uroj ngjarje të suksesshme, zhvillim të mëtejshëm të “Kangur pa kufij” dhe, gjithsesi, qëndrim të këndshëm në margaritarin maqedonas, Ohër.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....