Presidenti Pendarovski i vizitoi përfaqësuesit e kontingjentit maqedonas në suazat e KFOR-it në Kosovë

25 Janar 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e vizitës së punës në Republikën e Kosovës, sot në Pejë e vizitoi Komandën Rajonale – Perëndim të KFOR-it, ku u takua me përfaqësuesit e kontingjentit maqedonas dhe u takua me komandantin e Komandës Rajonale – Perëndim, kolonelin Françesko Ferara.

Në takimin me përfaqësuesit e kontingjentit maqedonas në misionin e KFOR-it ku janë vendosur 65 përfaqësues të armatës sonë bisedoi për obligimet e tyre në zbatimin e detyrave, si dhe për aktivitetet e tyre aktuale. Presidenti Pendarovski u shprehu mirënjohje për profesionalizmin dhe përkushtimin me të cilin ushtarët tanë i përmbushin kërkesat dhe detyrat e vendosura dhe tha se ata e përfaqësojnë nderin, profesionalizmin dhe moralin e të gjithë përfaqësuesve të armatës maqedonase. Ai theksoi se misioni i tyre ka edhe vlerë të shtuar, sepse shërbejnë në një vend i cili është fqinji dhe miku ynë dhe me të cilin kemi lidhje të thella historike, kulturore dhe ekonomike, si dhe rekomandoi se prania e tyre në Kosovë i thellon dhe përforcon akoma më shumë ato marrëdhënie. Presidenti Pendarovski u uroi shëndet të mirë dhe zbatim të suksesshëm të obligimeve dhe detyrave të punës përfaqësuesve të kontingjentit maqedonas në misionin e KFOR-it.

Në takimin me komandantin e Komandës Rajonale – Perëndim, kolonelin Françesko Ferara, Presidenti Pendarovski u informua mbi qëllimet dhe aktivitetet e përgjithshme të kësaj komande në mbështetjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.

Presidenti shprehu mbështetjen për misionin e KFOR-it, duke e theksuar rëndësinë e tij për stabilitetin e Kosovës dhe të gjitha rajonit dhe tha se me pjesëmarrjen e 65-të përfaqësuesve, shteti ynë si anëtar i NATO-s jep kontribut aktiv për përforcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....