Fjalimi i Presidentit Pendarovski në shënimin e 80-vjetorit të betejës te fshati Kleonec

6 Tetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në shënimin e 80-vjetorit të betejës te fshati Kleonec. Në suazat e këtij evenimenti, Presidenti Pendarovski vendosi lule të freskëta pranë përmendores të luftëtarëve të rënë.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar të pranishëm,

Të dashur miq,

Kam nderin të jem me ju sot, këtu, në Klenoec. I falënderoj anëtarët e Organizatës komunale të Lidhjes së luftëtarëve nga Kërçova që i ruajnë me përkushtim kujtimet për gjeneratën e lavdishme antifashiste, dhe që nga viti në vit na rikujtojnë që të mos harrojmë se cili është çmimi i lirisë.

Para tri ditësh, më 3 tetor, përfunduan pikërisht 80 vjet nga shpallja e një prej dokumenteve më të rëndësishme të luftës nacionalçlirimtare dhe antifashiste maqedonase. Ai është Manifesti i Shtabit të përgjithshëm të LNÇ-së për popullin maqedonas. I botuar jo shumë larg prej këndej, në Cërvena Voda, Manifesti është dokumenti i parë zyrtar në gjuhën maqedonase i botuar në shtypshkronjën e parë partizane “Goce Dellçev”.

Manifesti e jep programin konkret dhe drejtimet për vijimin e mëtejshëm të luftës antifashiste deri në çlirimin përfundimtar dhe i vendos konturet e rendit të ardhshëm të shtetit maqedonas. Por, gjithashtu, Manifesti paralajmëron se edhe përkrah fitoreve të mëdha dhe territoreve të çliruara, para popullit maqedonas ka edhe shumë beteja të vështira dhe të përgjakshme me okupatorin fashist dhe me bashkëpunëtorët e tij, deri në çlirimin e tërësishëm dhe përfundimtar të Maqedonisë.

Beteja e tillë e para ka ndodhur vetëm tri ditë më vonë, më 6 tetor 1943 këtu në Kleonec. Dhe kjo nuk ka qenë rastësisht. Kjo krahinë ka qenë pjesë e territorit të çliruar me të cilin kanë menaxhuar këshillat e parë nacionalçlirimtarë si embrionet e shtetit të ardhshëm të lirë maqedonas. Jo larg prej këndej, në Debarcën e lavdishme, por edhe në malin Sllavej Pllanina ku është formuar batalioni i parë “Mirçe Acev”.

Kjo hapësira ka qenë e përfshirë, jo vetëm për shkak të pozitës së vet strategjike, por, edhe më e rëndësishme, për shpirtin e pathyeshëm, liridashës të popullit, i cili dekada më parë ka dhënë edhe shumë ilindenas. Që ta shtypin rezistencën dhe ta shkatërrojnë territorin e lirë, okupatorët fashistë dhe shërbëtorët e tyre, pikërisht këtu, filluan ofanzivën e madhe kundër njësive partizane.

Partizanët janë sulmuar në kurth, kurse në këtë beteja që ka zgjatur nga agimi deri në perëndim shumë luftëtarë të guximshëm nga rajoni i Kërçovës, Ohrit, Strugës. Midis tyre ka qenë edhe heroi kombëtar Josif Josifovski-Sveshtarot. Luftëtarët e mbijetuar u tërhoqën në Cërvena Voda ku dëshmuan mbi rrjedhën e betejës dhe mbi represionet fashiste mbi popullatën lokale.

Edhe pse për shkak të humbjeve të rënda beteja në Kleonec ka qenë përkohësisht e humbur, megjithatë, rruga kah fitimit të luftës ka qenë tërësisht e hapur. Me aksione të njëpasnjëshme ushtarake, si Fushata e Shkurtit, u hap rruga e KAÇKM-së dhe shpallja e shtetit të lirë maqedonas, për herë të parë në historinë tonë.

Të nderuar,

Sot u mblodhëm këtu, që të rikujtojmë se çmimi i lirisë sonë është shkruar në çdo përmendore në çdo memorial përkujtimor të luftës nacionalçlirimtare, duke përfshirë edhe këtë këtu, në Kleonec. Në këtë pllakë janë gdhendur emrat e luftëtarëve të cilit ishin të gatshëm ta paguajnë edhe çmimin më të lartë për lirinë tonë, me jetët e tyre.

Që të mund të quhemi trashëgimtarë të tyre dinjitozë, ne duhet ta ruajmë atë për të cilën ata kanë luftuar – lirinë, drejtësinë, bashkëjetesën dhe vlerat demokratike. Nëpërmjet pajtimit qytetar dhe nacional, nëpërmjet sundimit të të drejtës, nëpërmjet ngritjes së cilësisë së jetesës, është obligimi ynë ta kthejmë shpresën te gjeneratat e reja se mund të realizohen këtu në atdheun e vet.

Dhe kështu t’i afrohemi idealit – shoqëri e drejtë dhe e lirë e të barabartëve, për të cilën kanë ëndërruar dhe kanë dhënë jetën heronjtë tanë për nder të të cilëve jemi mbledhur sot, këtu, të gjithë ne.

Lavdi heronjve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....