Fjalimi i Presidentit Pendarovski me rastin e ripërtëritjes së “Klubit të bizneseve të përgjegjshme”

16 Shtator 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski dje në mbrëmje mbajti fjalim me rastin e ripërtëritjes së “Klubit të bizneseve të përgjegjshme” të Shoqatës “Konekt”, që u mbajt me mbështetjen e tij, ndërsa si pjesë e projektit të USAID-it “Partneritete për donacion”.

Ripërtëritja e “Klubit të bizneseve të përgjegjshme” është me qëllim që të bashkohen bizneset së bashku të praktikojnë përgjegjësi shoqërore në bashkëpunim me organizatat qytetare, që është një nxitës i rëndësishëm i zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë dhe ofron njëkohësisht mundësi për përparimin e rolit të liderëve të biznesit si aktorë aktivë për ndryshime pozitive në bashkësitë e tyre.

Në këtë eveniment mbajtën fjalim edhe përfaqësuesja e Zyrës së USAID-it në Maqedoninë e Veriut, Xheri Dajbëll dhe drejtoresha ekzekutive e shoqatës “Konekt”, Nikica Kusinikova.

Në vijim është fjalimi i Presidentit Pendarovski.

E nderuar përfaqësuese e Zyrës së USAID-t në Shkup,
E nderuar drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës “Konekt”,
I nderuar president i Odës Ekonomike së Maqedonisë Veriperëndimore,
Të nderuar përfaqësues të bashkësisë së biznesit,
Të nderuar mysafirë, miq të dashur.

Më lejoni, para së gjithash, t’ju uroj mirëseardhjen në këtë eveniment me të vërtetë të rëndësishëm. Konkretisht, bëhet fjalë për ripërtëritjen e Klubit të bizneseve të përgjegjshme, i cili ndër të tjera ka për detyrë të ndihmojë liderët e bizneseve të përmirësojnë praktikat e tyre për përgjegjësi shoqërore dhe filantropi, duke kontribuar kështu në zhvillimin e qëndrueshëm dhe progresin e bashkësisë më të gjerë, ku jetojnë edhe ata vetë.

Ripërtëritja i klubit është në suazat e Projektit të USAID-it “Partneritete për Donacion, i cili synon të përforcojë sistemet ligjore dhe institucionale që nxisin një kulturë të filantropisë dhe humanizmit. Përgjegjësia korporative është veçori e çdo kompanie serioze. Në vendet e zhvilluara të botës, tradita e përgjegjësisë korporative dhe filantropisë është e rrënjosur thellë në postulatet bazë të bashkësisë së biznesit dhe prej saj përfiton e gjithë shoqëria.

Për fat të keq, ajo që është traditë e gjatë në vendet e zhvilluara, te ne është ende në fazat fillestare të zhvillimit dhe për këtë arsye nevojitet me të vërtet e gjithë mbështetja e mundshme e këtyre proceseve. Besoj se qëllimet e projektit “Partneritete për Donacion”, kurse ato janë: rritja e nivelit dhe gjithëpërfshirjes së donacioneve nga korporatat dhe individët në vend, dhe njëkohësisht, të zvogëlohet varësia nga donatorët e huaj, së bashku me synimin që të inkurajohen individë humanë , kurse bizneset të veçojnë të paktën 2% të xhiros së tyre vjetore për zhvillimin e bashkësisë, janë absolutisht të realizueshme. Sigurisht që arritja e çdo qëllimi kërkon besim, përkushtim dhe bashkëpunim të ndërsjellë, kurse së bashku mund të bëjmë ndryshimin.

Të nderuar,

Sot me ne janë përfaqësuesit e kompanive më të rëndësishme maqedonase të cilët do t’i bashkëngjiten klubit dhe të cilët me firmën e vet do ta thonë përcaktimin e vet për përfshirje aktive në mbështetjen e bashkësisë. Në periudhën e ardhshme, pres edhe shumë subjekte të tjera ekonomike të bashkëngjiten dhe në mënyrë thelbësore të kontribuojnë për prosperitetin dhe përparimin e atdheut tonë të përbashkët.

Edhe deri më tani kemi pasur shumë shembuj të veçantë të suksesshëm të pjesëmarrjes në projekte të ndryshme, të bashkësisë së biznesit, në partneritet me organizatat qytetare dhe liderët në mjediset lokale, me të cilët kontribuohet për cilësi më të mirë të jetës së qytetarëve. Megjithatë, me rëndësi thelbësore është në programet strategjike dhe profesionale t’i bashkojmë fuqitë e të gjitha kompanive të përgjegjshme për shoqërinë me partnerët e vërtetë në sektorin qytetar, institucionet dhe individët sepse modeli i tillë është shumë më efikas.

Pikërisht këtu e shoh edhe vlerën e shtuar të Klubit të bizneseve të përgjegjshme, të cilit i uroj sukses në punën dhe realizimin e qëllimeve të vendosura për të mirën e përgjithshme të të gjithëve.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....