Konferenca për shtyp e presidentëve Pendarovski dhe Millatinoviq në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të PBEJL-së

27 Qershor 2023 | Kumtesat

 

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Podgoricë, Mal i Zi, me Presidentin malazez Jakov Millatoviq mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp, me cilësinë e presidentëve të vendeve të cilat janë kryesues aktual dhe i ardhshëm të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Kryesimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me PBEJL-në filloi më 1 korrik 2023.

Në vijim është teksti i integruar i deklaratës së Presidentit Pendarovski.

I nderuar President Millatoviq,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Së pari më lejoni ta shpreh falënderimin e madh për nikoqirin tonë, Presidentin Millatoviq dhe të gjithë ekipit, për përkushtimin gjatë kryesimit malazez me Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe për pranimin e përzemërt që e kishim këtu në Podgoricë.

Ne jemi kryesuesi i ardhshëm me këtë Proces dhe me këtë rast dëshiroj shkurtimisht t’i shkëmbej prioritetet e mandatit tonë.

Duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, e cila është padyshim sfidë enorme për kontinentin evropian dhe më gjerë, por edhe sfidat ekzistuese të cilat dalin nga çështjet e pazgjidhura në rajonin tonë, si kryesues të ardhshëm do të fokusohemi në parimet e vendosura në dokumentet themeluese të kësaj iniciative, të cilat në masë të madhe janë relevante dhe sot: marrëdhëniet e mira fqinjësore, stabiliteti, siguria dhe integrimi i vendeve tonë në familjen evropiane të popujve të lirë dhe demokratikë.

Slogani i kryesimit maqedonas me Procesin e bashkëpunimit është: “Urëzimi i ndarjeve, ndërtimi i besimit”. Mendoj se në atë kuptim jemi të kualifikuar nëse merren parasysh të gjitha marrëveshjet dhe kompromiset të cilat i bëmë edhe brenda në vend, por edhe me fqinjët tanë me qëllim që të përparojmë drejt Evropës.

Gjatë mandatit tonë do të bëjmë përpjekje maksimale që nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit dhe respektimit të ndërsjellë t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë dhe të arrijmë stabilitet dhe prosperitet më të madh rajonal.

Sundimi i të drejtës, promovimi i lirive dhe të drejtave të njeriut, kurse sidomos lufta kundër korrupsionit do të jenë prioritetet në agjendën tonë, gjithashtu edhe siguria energjetike në Evropën Juglindore, korridoret transportuese transevropiane dhe shkëmbimi kulturor midis popujve.

Parakusht kryesor për përparimin dhe demokracinë në rajon është integrimi në Bashkimin Evropian dhe në atë kontekst do të dëshiroja ta përshëndes deklaratën e para pak kohe të kryetares së Komisionit Evropian për planin e ri për zhvillim të Ballkanit Perëndimor ku angazhimi kryesor është anëtarët e ardhshëm të Bashkimit të ndjejnë një pjesë të fitimeve nga anëtarësimi edhe para anëtarësimit formal.

Edhe njëherë, ju faleminderit për mikpritjen tuaj juve dhe të gjithë kolegëve tanë.

Клучен предуслов за напредок и демократија во регионот е неговото интегрирање во Европската Унија и во тој контекст би сакал да ја поздравам неодамнешната изјава на претседателката на Европската Комисија за новиот План за развој на Западниот Балкан каде што главната заложба е идните членки на Унијата да почувствуваат дел од придобивките на членство и пред формално да станат членки.

Shihemi mot në Shkup.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....