Deklarata e Presidentit Pendarovski pas Mbledhjes së Këshillit të Sigurisë

29 Tetor 2020 | Fjalimet, Kumtesat

Sot e mbajtëm Mbledhjen e 9-të të Këshillit të Sigurimit ku morën pjesë të gjithë anëtarët e përhershme të Këshillit, përveç profesorit Markoviq, i cili nuk është i pranishëm për shkak të obligimeve profesionale dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili është pozitiv ndaj virusit dhe të cilit i urojmë të gjithë shërim të shpejtë. Jashtë përbërjes së përhershme, kurse me ftesën time i pranishëm ishte edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filip.

Në rend të ditës kishim vetëm një pikë – situata aktuale me Kovid-19 dhe masat dhe aktivitetet e organeve kompetente për suzbimin e pandemisë.

Ministri Filipçe na informoi mbi gjendjen më të re, për kapacitet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe për planet e punës së spitaleve nëpër vend për shkak të pranimit të valës së pacientëve të rinj.

Kryeministri informoi detajisht mbi masat e Qeverisë për mbështetjen e ekonomisë vendase dhe të të gjitha kategorive të qytetarëve të cilët janë më të prekur nga pandemia.

U informuam edhe mbi funksionimin e Shtabit Qendror të Krizës. Njerëzit në shtabin e krizës ndjekin përditë se çfarë po ndodh në rajon dhe në Evropë dhe janë të gatshëm në afatin më të shkurtër të mundshëm praktikisht t’i zbatojnë modelet më të mira edhe te ne.

Për shkak të valës së vjeshtës së pandemisë, sistemi shëndetësor u riorganizua, u angazhuan kapacitete shtesë, po bëhen përpjekje maksimale që të testohen sa më shumë persona dhe t’u jepet kujdes dhe të trajtohen sa më shumë pacientë. Për fat të keq, jemi dëshmitarë se situata nuk po përmirësohet, kemi përditë një numër të theksuar të infektuarish, kurse numri i atyre që humbën jetën për shkak të kovid-19 është, gjithashtu, në rritje.

Të nderuar,

Jemi dëshmitarë se edhe vendet më të zhvilluara edhe ekonomitë më të pasura me vështirësi po dalin në fund me këtë situatë pa precedent. Kur e them këtë, nuk dua të kërkoj arsyetim për çdo lëvizje të pushteteve tona që është ndërmarrë në 8 muajt e fundit. Megjithatë, në raport me pakon e masave të cilat i zbatojnë autoritetet tona shëndetësore nuk ekzistojnë masa të cilat janë rekomanduar nga OBSH-ja apo zbatohen në shtete të tjera dhe japin efekte pozitive, kurse nuk zbatohen te ne. Kryegjëja e masave shëndetësore është e njëjtë, dallimi qëndron vetëm në nivelin e respektimit të tyre nga qytetarët dhe nivelin e zbatimit të ligjit nga institucionet shtetërore.

Në këtë rast dua të theksoj veçanërisht se as në Qeveri, as në ministri, as në Komisionin për Sëmundjet Ngjitës nuk është mbledhur i gjithë truri dhe e gjithë përvoja në botë, kështu që çdo kritikë konstruktive dhe qëllim mirë për përmirësimin e përgjigjes sonë nacionale, shtetërore ndaj pandemisë është e mirëseardhur. Tek ministria dhe në Qeveri në tërësi, ekziston dhe duhet të ekzistojë vullnet i mirë dhe përgatitje që të gjitha idetë dhe propozimet e dobishme të pranohen.

Kuptohet, se unë personalisht nuk pres dhe mendoj se askush nuk pret që kjo situatë të përdoret për fitim të pikëve politike, sepse, nuk e di se si mund të mendojë dikush të fitojë pikë politike kur realisht të gjithë jemi humbës me numrat e lartë të të infektuarve dhe të qytetarëve tanë të ndjerë, të cilat i vëmë re përditë.

Më lejoni edhe njëherë, në emër të të gjithë të pranishmëve në mbledhje, t’u jap mirënjohje të gjithë individëve, shërbimeve dhe institucioneve në sektorin shëndetësor të cilët punojnë natë e ditë mbi parandalimin dhe suzbimin e pasojave të pandemisë. Situata është jashtëzakonisht serioze, resurset njerëzore dhe materiale janë angazhuar praktikisht deri në maksimumin e vet, kurse duke pasur parasysh se por vjen stina e gripit sezional në javët e ardhshme nuk do të jetë me siguri më lehtë.

Me qëllim që të jemi të qëndrueshëm, si asnjëherë më parë, na nevojiten përgjegjësia, solidariteti i ndërsjellë dhe kujdesi. Edhe njëherë u apeloj qytetarëve – në mungesë të vaksinës apo medikamentit për këtë sëmundje, nuk ka alternativë përveç se respektimit të vazhdueshëm të protokolleve mbrojtëse – distancë fizike, mbajtja e maskave dhe të zvogëlohet sa më shumë numri i shoqërimeve dhe tubimeve familjare.

Ju lutem, bëjeni këtë gjë për veten dhe për më të afërmit tuaj.

Ju faleminderit.


Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....