Presidenti Pendarovski e vizitoi fermën familjare “Çetirce” në Komunën e Kumanovës

8 Mars 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin” sot, në fshatin Çetirce, Komuna e Kumanovës, e vizitoi fermën e familjes Dimkovski.

Në bisedë me sipërmarrësin Sanja Dimkovska, Presidenti Pendarovski u njoh me kapacitetet e fermës, mënyrën e kujdesit për kafshët dhe plasmanin e prodhimeve të tyre.

Duke treguar për e saj të deritanishme, Sanja tregoi se disa vite më parë vendosi të hiqte dorë nga profesioni i atëhershëm dhe t’i përkushtohej biznesit të shtëpisë, duke ndjekur hapat e prindërve të saj, të cilët prej rreth dy dekadash merren me blegtori. Qasja e saj moderne, nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë dhe marketingut digjital, ka kontribuar në një rritje të konsiderueshme të shitjeve. Me metodën tradicionale të rritjes së pulave në kullota të hapura, ferma “Çetirce” shpesh edhe nuk i plotëson kërkesat.

Duke e dalluar interesin për produkte ushqimore të testuara dhe të shëndetshme, përveç biznesit primar të shpezëve dhe derrave, Dimkovski gjatë vitit të kaluar kanë filluar të përgatisin dhe shesin edhe ushqimeve shtëpiake.

Duke theksuar kontributin e grave sipërmarrëse nga zonat rurale, Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë që shembulli i Sanjës nxit dhe inkurajon që të rinjtë të besojnë në potencialin e tyre dhe të japin një kontribut të rëndësishëm në shoqërinë tonë.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....