Presidenti Pendarovski në vizitë në Dellçevë në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin

6 Shtator 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin” sot e vizitoi Dellçevën.

Gjatë vizitës, Presidenti Pendarovski mori pjesë  në promovimin e librit “Investimi im për Maqedoninë” 2 vëllime, nga prof. dr. Trajan Gocevski, të organizuar në suazat e shënimit të 7 Shtatorit, Ditës së Çlirimit të Dellçevës dhe 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së shtetit maqedonas.

Në suazat e festimit, Presidentit Pendarovski i është dhënë mirënjohje nga Komuna e Dellçevës për kontributin e veçantë në luftën me stuhinë e zjarrit në Pijanec dhe për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në Dellçevë, Presidenti Pendarovski e vizitoi ndërmarrjen SHA “Frotirka Kompani”, ku u njoh me aktivitetet prodhuese të kompanisë, një traditë prej gjashtë dekadash në punën e tyre, si dhe planet për modernizimin e mëtejshëm të prodhimtarisë. Sipas Presidentit Pendarovski, gëzon fakti që kompania, e cila është me kapital 100% maqedonas, 90% të prodhimit të vet e eksporton në tregjet e huaja.

Në Parkun e qytetit të Dellçevës, presidenti Pendarovski u takua me nxënësit më të mirë të SHMK “Metodi Mitevski-Brico – maturantët më të mirë të shkollës dhe me të parët e gjeneratës të shkollave fillore në këtë komunë, të cilët në një bisedë joformale i prezantuan planet e veta për arsimin e mëtejshëm.

Presidenti Pendarovski u uroi sukses në angazhimet e ardhshme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....