Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e Lidhjes së shoqatave të laborantëve mjekësorë dhe teknikëve sanitarë

17 Tetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti përfaqësuesit e Lidhjes së shoqatave të laborantëve mjekësorë dhe teknikëve sanitarë të Republikës së Maqedonisë.

Në këtë takim, Presidenti Pendarovski u njoh me aktivitetet dhe angazhimet e Lidhjes së shoqatave të laborantëve mjekësorë dhe teknikëve sanitarë në drejtim të theksimit të veprimtarisë laboratorike si një segment i rëndësishëm i diagnostikës laboratorike. Në atë kontekst, përfaqësuesit e Lidhjes e informuan mbi evenimentet dhe programet edukative të realizuara të cilat kanë për qëllim të përparojnë, promovojnë dhe ngrenë praktikën laboratorike në një nivel më të lartë. Ata i treguan përshtypjet edhe mbi jubileun 50-vjeçar të Takimeve të tetorit që realizohen me pjesëmarrje ndërkombëtare, kurse janë ngjarje me rëndësi të veçantë për punonjësit laboratorikë, si dhe për Takimet e prillit që mbahen për nder të Ditës Botërore të Laboratorit.

Presidenti Pendarovski theksoi se kontributi i laborantëve dhe teknikëve sanitarë në suazat e të gjithë sistemit shëndetësor është me rëndësi thelbësore dhe e theksoi rëndësinë e punës së tyre për kujdes cilësor dhe në kohë për pacientët.

Në këtë takim, përfaqësuesit e Lidhjes së shoqatave të laborantëve mjekësorë dhe teknikëve sanitarë i dorëzuan Presidentit Pendarovski fletë falënderimi për mbështetjen e tij të deritanishme, të vazhdueshme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....