Memorandum bashkëpunimi për restaurimin e shtëpisë përkujtimore të Gjorgjija Pulevskit në Galiçnik

20 Korrik 2022 | Kumtesat

Me mbështetjen e Presidenti të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në vend siguron mjete financiare me qëllim që të realizohen punimet konservatore-restauruese të shtëpisë përkujtimore të Gjorgjija Pulevskit në Galiçnik, si objekt kulturor i mbrojtur.

Memorandumin e bashkëpunimit e nënshkruan sekretari i përgjithshëm i Kabinetit të Presidentit, Mile Boshnjakovski, ambasadori kinez Xhang Xou dhe drejtori i Qendrës nacionale konservatore, Memet Selmani. Në përputhje me këtë memorandum do të sigurohen 1 474 000 denarë, donacion për Qendrën nacionale konservatore – Shkup, me qëllim që të ndërmerren veprime dhe aktivitete konservuese-restauruese në shtëpinë përkujtimore të rilindësit kombëtar maqedonas Gjorgjija Pulevski.

Donacioni nga Ambasada kineze është afirmim i interesit për përforcim të bashkëpunimit të ndërsjellë, nëpërmjet mbështetjes së drejtpërdrejtë për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shtëpia e lindjes së Gjorgjija Pulevski në Galiçnik, në vitin 1956 është shndërruar në “Muzeu memorial i Gjorgjija Pulevskit” dhe është pjesë e objekteve të cilat janë shpallur trashëgimi kulturore në vend.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....