Mesazhi i Presidentit Pendarovski drejtuar pjesëmarrësve në garën e vrapimit malor Ohër Ultra-Treil

18 Shtator 2020 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski u dërgoi mesazh pjesëmarrësve dhe organizatorëve të garës për vrapim malor Ohër Ultra-Treil, që do të mbahet nga 18 deri më 20 shtator në Parkun nacional “Galiçica” dhe rajonin Prespë-Ohër.

Duke u uruar sukses në realizimin e garës, Presidenti Pendarovski në këtë mesazh vlerësoi se mbajtja e saj, edhe përkrah sfidave për shkak të pandemisë kovid-19, flet për qëndrueshmërinë, për frymën e ekipit dhe për solidaritetin e pjesëmarrësve dhe organizatorëve të këtij evenimenti.

“Për shkak të masave për ballafaqim me pandeminë kovid-19, janë shtyrë ose janë anuluar shumë evenimente sportive në mbarë botën. Megjithatë, në vend që të jetë shkas për anashkalimin e sportit, kriza shëndetësore është një arsye më shumë që të investojmë në aktivitetin sportiv dhe fizik si parakusht për një jetë të shëndetshme. Sa më shumë individë dhe bashkësi të shëndetshëm, aq shoqëri më stabile dhe ekonomi më dinamike”, thuhet në mesazhin e Presidentit Pendarovski.

“Besojmë se garat sportive, sidomos gjatë distancës fizike dhe sociale, mund të na ndihmojnë për ndërtimin e shoqërisë inkluzive dhe solidare ku do të ketë vend për çdo person. Vlerat sportive të respektimit, lojës së ndershme, barazisë dhe miqësisë na nevojiten më shumë se kurrë më parë. Ato janë vlera pozitive me të cilat duhet t’i motivojmë të gjitha gjeneratat, sidomos të rinjtë tanë” thotë Presidenti Pendarovski në këtë mesazh.

Ohër Ultra-Treil është eveniment ndërkombëtar sportiv në natyrë që mbahet një herë në vit në Parkun nacional “Galiçica” në Rajonin Prespë-Ohër.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....