Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve

20 Qershor 2023 | Kumtesat

Luftërat, terrorizmi, paqëndrueshmëria sociale-ekonomike dhe financiare i kërcënojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, duke shkaktuar fatkeqësi humanitare. Miliona njerëz në mbarë botën janë të detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre për të mbijetuar dhe në kërkim të sigurisë, të një jete më të mirë për veten, familjet dhe bashkësitë e tyre.

Shteti ynë është nënshkrues i Konventës së vitit 1951 dhe nëpërmjet bashkëpunimit të tij shumëvjeçar me UNCHR-në dëshmoi solidaritet me refugjatët nga shumë konflikte në historinë më të re. Nga fillimi i luftës në Ukrainë pranuam refugjatë, ndërsa fëmijëve refugjatë iu mundësua integrim përkatës në sistemin arsimor, si dhe mbrojtja shëndetësore dhe sociale përkatëse për kategoritë e lëndueshme, për personat me aftësi të kufizuar, si dhe për studentët dhe për gazetarët.

Dita Botërore e Refugjatëve na rikujton se ata kanë nevojë të mbrohen, të kenë mbështetjen dhe solidaritetin tonë që t’i rindërtojnë jetët e tyre. Në këtë drejtim, do të dëshiroja ta riafirmoj përcaktimin tonë të fuqishëm si shtet t’i përmbushim obligimet e Marrëveshjes Globale për Refugjatët, nën mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, kurse ajo siguron kornizë për përmirësim të marrëveshjes botërore të nevojave të refugjatëve. Koordinimi dhe bashkëpunimi i mirë midis shteteve, përgjegjësia e përbashkët dhe humanizmi i dëshmuar, mund të ndihmojnë shumë në zgjidhjen e problemit me refugjatët. Maqedonia e Veriut, si dhe në të gjitha krizat e deritanishme do të ndihmojë pa rezerva dhe do të jetë partner kredibil dhe i përgjegjshëm.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....