Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e jubileut 50-vjeçar të Festivalit “Jehonat tetovare të korit”

25 Qershor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e jubileut 50-vjeçar të Festivalit “Jehonat tetovare të korit” që mbahet nën patronazhn e tij, ua dërgoi këtë mesazh organizatorëve të festivalit.

Të nderuar adhurues të muzikës së korit,  

Festivalet me traditë dhe vazhdimësi të gjatë janë pikë referuese që i mundëson çdo brezi të ardhshëm ta shqyrtojë kritikisht kulturën e trashëguar dhe në atë mënyrë t’i dallojë vlerat e qëndrueshme nga ato kalimtaret.

Sot festojmë pesëdhjetë vjet nga Festivali “Jehonat tetovare të korit”. I themeluar në vitin e largët 1973 me qëllim që ta rinovojë traditën e gjatë të këndimit në kor te ne, festivali u ngrit në një manifestim të rëndësishëm jo vetëm për qytetin e Tetovës, por edhe për kulturën maqedonase në përgjithësi. Në pesë dekadat e kaluara, në “TEHO” kanë interpretuar 400 ansamble kori me mbi 18 koristë të cilët kanë kënduar mbi 2400 kompozicione, shumë prej të cilave e kanë përjetuar performancën e parë pikërisht në këtë festival.

Nëpër vite, festivali u bë platformë autentike për promovim ndërkombëtar të kompozitorëve, dirigjentëve dhe koreve maqedonase shumë prej të cilëve karrierën e vet e kanë filluar pikërisht në “TEHO”.

Ky festival e promovon mozaikun maqedonas shumëkulturor. Me ndihmë të gjuhës universale të muzikës, “TEHO” i lidh njerëzit me përkatësi të ndryshme etnike, gjuhësore dhe fetare. Qëndrueshmëria shumëvjeçare e organizatorëve në kultivimin e muzikës së shenjtë dhe shpirtërore të korit nga traditë të ndryshme kulturore është me të vërtetë një vepër e denjë për respekt.

Festivali “TEHP” jo vetëm që i rezistoi testimit të kohës por edhe e arsyetoi qëllimin e ekzistencës së vet dhe prandaj e meriton mbështetjen tonë pa rezerva.

Si mbështetës i këtij jubileu të madhe i falënderoj organizatorët e festivalit, të udhëhequr nga prof. dr. Ivan Zoriq, për përkushtimin e tyre shumëvjeçar. Njëkohësisht, dëshiroj që festivali t’ju motivojë të vazhdoni të krijoni kulturë e cila do t’i reflektojë shtresat e pasura të shoqërisë sonë maqedonase. Me çdo dekadë të ardhshme le të pasurohet dhe të përcillet jehona e korit të brezave.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....