Mesazhi i Presidentit Stevo Pendarovski me rastin e 17 Majit – Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë

17 Maj 2020 | Fjalimet

Me rastin e 17 Majit – Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e dërgoi këtë mesazh:

Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë – 17 Majin këtë vit, për fat të keq, po e presim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, i cili hyri në fuqi para një viti.

Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi ishte një hap kolosal duke ndaluar çdo lloj diskriminimi në bazë të racës, ngjyrës së lëkurës, prejardhjes, përkatësisë nacionale dhe etnike, gjinisë, seksi, orientimit seksual, identitetit gjinor, përkatësisë në grup të margjinalizuar, gjuhës, shtetësisë, prejardhjes sociale, arsimit, fesë apo bindjes fetare, bindjes politike, ndonjë bindjeje tjetër, kufizimit, moshës, gjendjes familjare dhe martesore, statusit të pronësisë, gjendjes shëndetësore, shkathtësisë personale dhe statusit shoqëror apo në cilëndo bazë tjetër.

Me të sigurohet që Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi të jetë profesional, nëpërmjet zmadhimit të pavarësisë dhe kompetencës së tij.

Pres që përbërja e ardhshme parlamentare, menjëherë pas konstituimit ta vendosë këtë Ligj si një nga pikat me prioritet në punën e vet. Si vend i cili ka aspirime të jetë pjesë e familjes së demokracive bashkëkohore euroatlantike, nuk duhet të lejojmë të mos kemi kornizë ligjore efikase e cila do t’i mbrojë bashkësitë e margjinalizuara, përkatësisht vlerat e shoqërisë së hapur dhe demokratike.

Pozita e njerëzve LGBTI në vend ende është në nivel të pakënaqshëm, shumë prej tyre jetojnë me frikë për pranimin shoqëror dhe pozitën sociale.

Lufta për më tepër të drejta dhe mundësi të barabarta duhet të vazhdojë derisa edhe më të lëndueshmit midis nesh t’i gëzojnë të drejtat themelore të njeriut dhe derisa të pranojmë se ne jetojmë njëri me tjetrin pavarësisht nga dallimet tona.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....