Mesazhi i Presidentit Stevo Pendarovski me rastin e Ditës Botërore të Hemofilisë

17 Prill 2022 | Kumtesat

Me rastin e Ditës Botërore të Hemofilisë – 14 prillin, Presidenti Stevo Pendarovski e dërgoi këtë mesazh;

Ndryshimet pozitive janë të mundshme vetëm kur ekziston vetëdije e lartë publike dhe mbështetje institucionale.

Sipas Federatës botërore të hemofilisë, 1 në 1000 njerëz në botë kanë çrregullime me koagulimin e gjakut. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut më shumë se 320 njerëz jetojnë me hemofili A dhe B.

Nevojiten përpjekje të përbashkëta që të mundësojmë të gjithë të kenë qasje të barabartë dhe trajtim përkatës të kësaj sëmundjeje të paparashikueshme trashëgimtare.

Në shenjë mbështetjeje të personave me hemofili dhe të familjeve të tyre, kurse me qëllim që të përmirësohet statusi i tyre, e ndriçuam Kabinetin me ngjyrë të kuqe, duke iu bashkëngjitur kështu fushatës botërore për ngritjen e vetëdijes publike mbi hemofilinë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit