Takim pune me përfaqësuesit e sektorit qytetar për finalizim të MKD2030

13 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti takim pune me përfaqësues e sektorit qytetar për finalizimin e Kornizës zhvillimore MKD2030, e cila po përgatitet me iniciativën e tij.

Duke e theksuar nevojën për një platformë të përbashkët e cila do të përfaqësojë një vizion afatgjatë për zhvillimin dhe për të ardhmen e vendit, Presidenti Pendarovski tha se MKD2030 planifikohet të jetë platformë për të cilën do të ketë konsensus kombëtar mbi prioritetet se ku duhet të investojmë dhe ku duhet t’i drejtojmë resurset tona, me fokus në të ardhmen, kurse qëllimi është përparimi dhe jeta më e mirë për qytetarët.

Presidenti Pendarovski i falënderoi të pranishmit për pranimin e ftesës që të kontribuojnë në finalizimin e dokumentit strategjik dhe në gjetjen e zgjidhjeve cilësore dhe të qëndrueshme për zhvillimin dhe të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Takimi i sotëm i punës është pjesë e konsultimeve përfundimtare me ekspertë të njohur nga vendi dhe jashtë në procesin e përpilimit të dokumentit strategjik. Deri më tani janë mbajtur takime pune me përfaqësues të sektorit të biznesit, ekspertë nga fusha e ekonomisë dhe e financave, nga bashkësia akademike, organizata qytetare dhe ndërkombëtare dhe profesionistë të shquar nga shumë fusha të ndryshme.

Korniza e zhvillimit MKD2030 do të promovohet zyrtarisht nga mesi i këtij viti dhe do t’i dorëzohet Qeverisë si bazë për Strategjinë zhvillimore nacionale 2022-2042.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....