Moduli i katërt i Shkollës për Politika së Qendrës Presidenciale për Edukim Politik për vitin 2023

8 Tetor 2023 | Kumtesat

Këtë fundjavë në Dojran u mbajt moduli i katërt i Shkollës për Politika së Qendrës Presidenciale për Edukim Politik për vitin 2023 me temë “Implikimet gjeopolitike të luftës në Ukrainë: roli i BE-së dhe NATO-s në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në bashkëpunim me Fondacioni “Konrad Adenauer” në Maqedoninë e Veriut.

Në modulin e katërt fjalime përshëndetëse dhe rezyme përfundimtare kishin prof. dr. Aleksandar L. Spasov, kryetar i Këshillit të programit i Qendrës Presidenciale për Edukim Politik, këshilltar i Presidentit për politikë të brendshme, politikë të jashtme dhe çështje kushtetuese dhe profesor inordinar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” dhe Daniela Popovska, anëtare e Këshillit programor të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik dhe koordinatore e Projekteve në Fondacionin “Konrad Adenauer” në Maqedoninë e Veriut.

Mbi sfidat dhe perspektivat aktuale të sigurisë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon gjatë luftës në Ukrainë, foli ndihmësi i drejtorit të Agjencisë së Zbulimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Para pjesëmarrësve në modulin e katërt të Shkollës për Politika, sot mbajti fjalim shefi i Delegacioni të Bashkimit Evropian në vend, ambasadori Dejvid Gir, i cili foli mbi temën “Sfidat e politikave të zgjerimit të BE-së – realiteti përkundrejt pritjeve”.

Profesorët Marjan Gjurovski nga Instituti për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe në Fakultetin Filozofik – UKEM, Stefan Surliq nga Fakulteti i Shkencave Politike – Beograd dhe Jorgos Kristidhis nga Departamenti i Studimeve Ballkanike, Sllave dhe Orientale në Universitetin “Maqedonia” në Selanik, mbajtën leksione mbi temën “Marrëveshjet dypalëshe në rajon – zgjidhje të përkohshme ose zgjidhje të përhershme të mosmarrëveshjeve të hapura dypalëshe shumëvjeçare”.

Pjesëmarrësit e modulit të katërt patën mundësinë të diskutojnë edhe mbi kontestet rajonale si pjesë e procesit të integrimeve evropiane të rajonit, që ishte temë mbi të cilën foli Zoran Neçev nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup.

Për vendin dhe rëndësinë e multilateralizmit efektiv në kohën e sfidave globale para pjesëmarrësve foli ambasadori Pajo Aviroviq, i dërguar i posaçëm i Presidentit në Këshillin e Përhershëm të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe drejtor i Drejtorisë për Marrëdhënie Shumëpalëshe dhe Bashkëpunim të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Njëkohësisht, pjesëmarrësit në këtë modul janë përfshirë në punëtorinë: “Ndikimi kinez në Ballkanin Perëndimor: Levë apo frenë në afrimin me BE-në?” që e udhëhoqi Ana Kërstinovska nga OJQ “ESTIMA”.

Shkolla për Politika mbahet për të tretin vit radhazi, në bashkëpunim me fondacione dhe organizata partnere që janë pjesë e Këshillit Programor të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik: Fondacioni “Friedrih Ebert” për Maqedoninë e Veriut, Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), Fondacioni “MK2025”, Fondacioni “Konrad Adenauer”, Fondacioni Uestminster për Demokraci në Maqedoninë e Veriut dhe Instituti Nacional Demokratik (NDI).

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....