Presidenti Pendarovski i mirëpriti anëtarët e bendit muzikor danez “Efterklang”

28 Prill 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti anëtarë e bendit muzikor danez “Efterklang”, të cilët në bashkëpunim me muzikantë maqedonas më 30 prill do të interpretojnë bashkërish në koncert para përmendores “Makedonium” në Krushevë.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski u njoh me projektin muzikor “Efterklang Makedonium Bend” dhe frymëzimin e tyre për këtë arritje muzikore, si dhe idenë e regjistrimit të një filmi dokumentar muzikor nga rrugëtimi i tyre në Maqedoninë e Veriut dhe përvoja me muzikën maqedonase.

Presidenti Pendarovski, i cili edhe vetë do të jetë pjesëmarrës në filmin dokumentar muzikor, e përshëndeti bashkëpunimin midis muzikantëve danezë dhe maqedonas, interesimin e grupit danez për shprehjen artistike në vend dhe kërkimin e saj kulturor dhe u uroi performancë të suksesshme në koncertin e ardhshëm në Krushevës.

Mikpritës i këtij projekti rezidencial ndërkombëtar është Qendra Kulturore Rinore, kurse ajo mbështetet nga Instituti Gëte dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Muzikantët maqedonas që marrin pjesë në këtë projekt janë kori rinor i QKR-së, folkloristi Stefçe Stojkovski, muzikantët Dejan Spasoviq, Iva Damjanovski, Dina Jashari, Martina Barakovska, Dino Milosavljevic dhe Jane Trajkovski.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit