Takimi i Presidentit Pendarovski me drejtorin e Agjencisë Nacionale për Programe dhe Mobilitet Evropian Arsimor, Marko Gjorgievski

23 Dhjetor 2021 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti drejtorin e Agjencisë Nacionale për Programe dhe Mobilitetet Evropian Arsimor, Marko Gjorgievski, ku u bisedua mbi aktivitetet aktuale të Agjencisë, në drejtim të promovimit dhe të zbatimit të Programeve Evropiane në fushën e arsimit, trajnimit, të rinjve dhe sportit.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski u informua mbi ciklin e ri programor të Erazmus+ 2021-2027 dhe mundësitë që i ofron, si dhe mbi sfidat lidhur me dimensionimin e kornizës për shtetin tonë.
Në këtë takim u bisedua edhe mbi mundësitë për bashkëpunim midis Agjencisë dhe Qendrës Presidenciale për Edukim Politik, në funksion të realizimit të prioriteteve të programit: inkluziviteti dhe shumëllojshmëria, transformimi digjital, mjedisi jetësor dhe lufta kundër ndryshimeve klimatike.

Presidenti Pendarovski në këtë takim e theksoi rëndësinë e aktiviteteve të Agjencisë dhe organizatave shfrytëzuese të programit, në drejtim të sigurimit të kushteve dhe perspektivave më të mira për të rinjtë tanë, si dhe nevojën për vazhdim të investimit në të rinjtë, si mbartës të zhvillimit në shoqëri.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....