Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësueset e Këshillit nacional për barazi gjinore

21 Gusht 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti Savka Todorvskën, kryetaren e Këshillit nacional për barazi gjinore dhe përfaqësueset kësaj organizate.

Në takim u bisedua mbi aktivitetet e përgjithshme të organizatës, që kanë për qëllim arritjen e barazisë gjinore, zhvillimin, mbrojtjen e të drejtave të grave.

Presidenti Pendarovski shprehu mbështetje për aktivitetet e kësaj organizate, ku marrin pjesë rreth 116 organizata lokale formale dhe joformale të grave dhe grupe nga mjediset urbane dhe rurale në shtet dhe shprehu mirënjohje për angazhimet e tyre për përforcimin ekonomik dhe politike të statusit të grave, për përfshirjen sociale të grave nga mjediset rurale dhe grupet e margjinalizuara dhe për ballafaqimin me dhunën e bazuar në gjini.

Savka Todorovska është mbartëse e dekoratës, Urdhri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të dhënë nga Presidenti Pendarovslo, për kontribut të jashtëzakonshëm dhe përkushtim në përparimin e barazisë gjinore në shtetin tonë, ngritjen e vetëdijes së grave, edukimin e tyre dhe për përforcimin e tyre ekonomik, si dhe për mundim e jashtëzakonshëm dhe për angazhimet e deritanishme për mundësi të barabarta në shoqëri.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....