Nxënës nga SHBA-ja dhe këshillat amerikanë për arsim ndërkombëtar në Maqedoninë e Veriut, për vizitë në Kabinet

20 Korrik 2022 | Kumtesat

Në suazat e Kabinetit të hapur, sot, studentë nga SHBA-ja dhe Maqedonia e Veriut që kanë qenë në shkëmbime studimore në SHBA e vizituan Kabinetin e Presidentit.

Studentët maqedonas dhe amerikanë që janë pjesë e programit “YES”, së bashku me përfaqësuesit e këshillave amerikanë për arsim ndërkombëtar në Maqedoninë e Veriut, patën mundësi të takohen me Presidentin Stevo Pendarovski dhe të njihen me kompetenca dhe punën e Presidentit.

Studentët amerikanë e informuan Presidentin Pendarovski për programin nëpërmjet të cilit e mësojnë gjuhën maqedonase, për përshtypjet e tyre nga vizita në vend dhe për bashkëpunimin me studentët maqedonas të cilët nëpërmjet programit “YES abroad” nëpërmjet qëndrimit në SHBA e mësojnë gjuhën angleze.

Presidenti Pendarovski i përgëzoi studentët amerikanë për përkushtimin gjatë mësimit të gjuhës maqedonase dhe kulturës, duke u uruar qëndrim të këndshëm në vend.

Vizitorët kishin mundësi ta shikojnë Kabinetin, të informohen për historinë e objektit, t’i shikojnë hapësirat ku mbahen takime me përfaqësuesit vendas dhe të huaj, konferencat për shtyp, dorëzimi i letrave kredenciale nga ambasadorët dhe aktivitetet e tjera që janë pjesë e aktiviteteve të Kabinetit të Presidentit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....